A është e sigurt t’i jepni gji bebes tuaj gjatë një shtatzënie të dytë?

7460
A është e sigurt t’i jepni gji bebes tuaj gjatë një shtatzënie të dytë?

20A_0048_compressedNë shumicën e rasteve, Po. Deri më tani nuk është bërë asnjë studim mjekësor për sigurinë e ushqyerjes me gji gjatë shtatzënisë kështu që është e pamundur të listohet ndonjë kundërindikim definitiv. Nëse keni një shtatzëni të komplikuar, të tillë si: humbje peshe, gjakderdhje, ose shenja të lindjes parakohe, ju duhet të diskutoni problemin e situatës me mjekun tuaj. Në varësi të situatës tuaj individuale dhe ndjenjave ju mund të vendosni që gjidhënia të vazhdojë, ta reduktoni atë, apo t’ia ndaloni gjidhënien bebes.

Kontraktimet e gjidhënies.

Edhe pse përjetohen tkurrje të mitrës gjatë ushqyerjes me gji, ato janë një pjesë normale e shtatzënisë. Kontraktime të ngjashme ndodhin shpesh edhe gjatë marrëdhënieve seksuale, të cilat shumë çifte i vazhdojnë gjatë gjithë shtatzënisë.

Shëndeti i nënës.

Nuk ka asnjë dëshmi se një nënë e ushqyer mirë që i jep gji fëmijës së parë gjatë shtatzënisë është në rrezik për kequshqyerje. Qumështi i gjirit nuk do të rrisë rrezikun e një nënës për osteoporozën, madje edhe kur nëna është me laktacion gjatë shtatzënisë. Ushqyerja me gji ul rrezikun e nënës për kancerin e gjirit.

Shëndeti i bebes që ushqehet në gji.

Fëmija juaj do të përfitojë nga gjidhënia në vitin e dytë dhe më gjerë të jetës. Qumështi është po aq i sigurt gjatë shtatzënisë, por shtatzënia vet mund të shkaktojë që qumështi të zvogëlohet në sasi dhe kjo mund të motivojë nënën dhe fëmijën të largohet nga gjiri. Kështu, në qoftë se shtatzënia shkakton që fëmija të marrë më pak qumësht, bebi do të marrë në mënyrë proporcionale më pak nga përparësitë shëndetësore të qumështit të gjirit. Në të vërtetë, sipas Akademisë Amerikane të Mjekëve Familjar, heqja nga gjiri përpara se bebi të jetë 2 vjeç rrit rrezikun e sëmundjeve tek fëmija.

A është qumështi i sigurt për foshnjën?

“Gëlltitja e hormoneve të shtatzënisë përmes qumështit të njeriut nuk duhet të jenë të dëmshme për fëmijën që pi gji, sipas Thomas Hale, PhD, autor i tekstit Medikamentet autoritative dhe qumështi i nënave. Në terma laik, – thotë ai, steroidet, përfshirë shumë estrogjene dhe progestina, kalojnë shumë dobët në qumësht për shkak të strukturave të tyre steroide. Së dyti, këto hormone nuk janë të gatshme biologjikisht tek njerëzit. ”

Pra nëna edhe nëse ju keni një bebe në gji dhe ndodh të jeni shtatzëna në të njëjtën kohë kjo nuk përbën asgjë shqetësuese si për beben që ushqehet me gji, si për beben që ndodhet në barkun tuaj, ashtu dhe për ju.