Çfarë është Ekzema tek bebat?

13787

Çfarë është Ekzema tek bebat?

seborrheic-eczema_4x3

Ekzema e foshnjave mund t’iu duket pak e frikshme kur ajo të shfaqet në lëkurën e fëmijës suaj me arna të kuqe dhe të krustëzuara. Shpesh ajo mund të shfaqet gjatë muajve të parë të jetës së bebit.

 

Çfarë pamje ka ekzema tek foshnjat?

Ekzema tek bebat (e quajtur edhe ekzemë foshnjore ose dermatiti atopik) shfaqet në rreth 10% deri 15% të fëmijëve. Ajo formohet si arna të kuqe e të thata në lëkurë. Lëkura është pothuajse gjithmonë e thatë, e ashpër dhe krijon kruarje.

Ekzema mund të shfaqet kudo në trupin e një fëmije, por ajo më shpesh del në faqet e një foshnjeje dhe në nyjet e krahëve dhe këmbëve të tyre.

Ekzema foshnjore mund të ngatërrohet lehtësisht me rrjebullën, një tjetër situatë shëndetsore e cila është më pak e kuqe, dhe me më pak luspa në fytyrën e foshnjes. Rrjebulla përgjithësisht nuk shfaqet më pasi bebi ka bërë 8 muajsh, dhe zakonisht shfaqet në lëkurën e kokës, anët e hundës, në qepalla dhe vetulla, dhe prapa veshëve.

Final_Atopic2

Pse bebet preken nga ekzema?

Ekzema shkaktohet kur trupi prodhon shumë pak keramide. Keramidet janë qelizat yndyrore të cilat ndihmojnë në sigurimin e një pengese mbrojtëse të lëkurës. Nëse ju nuk keni mjaftueshëm prej tyre, lëkura do të humbasë ujin dhe do të bëhet shumë e thatë.

Trashëgimia është një faktor i madh nëse një i mitur preket nga ekzema. Nëse nëna apo babai kanë ekzemë, atëherë bebi me shumë gjasa ka për ta zhvilluar atë, gjithashtu.

Defektet në barrierën e lëkurës, të cilat lejojnë lagështinë të dalë jashtë dhe mikrobet të futen brenda, mund të jenë gjithashtu një faktor.

 

A kalon vetvetiu ekzema foshnjore?

Për fat të mirë, shumica e fëmijëve e kalojnë shpejt këtë acarim kruajtës të fytyrës para moshës shkollore.

Një numër i vogël i fëmijëve do të ketë akoma ekzemë në moshën e rritur. Shërimi përfundimtar mund të ndodhë, por mund të zgjasë për vite me rradhë, edhe pse tendenca për të pasur një lëkurë të thatë shpesh do të qëndrojë e gjallë.