Duhet të ktheheni në punë? Bazat e pompimit të qumështit të gjirit për fëmijën tuaj.

2334

Këtu mund të gjeni disa këshilla për t’ju ndihmuar të ktheheni në punë sa më të qetë:

1.Unë me të vërtetë dua të vazhdojë t’a ushqej fëmijën tim me gji sapo të kthehem nga puna, por miqtë e mi më thonë që nuk ia vlen. Dhe a do të shqetësohen njerëzit në zyrën time nga ky fakt?

Ushqyerja me gji edhe pasi jeni kthyer në punë, mund kërkojë kohë dhe punë shtesë, por përfitimet shëndetësore për fëmijën tuaj janë të pafundme. Fëmijët që ushqehen me gji kanë shumë më pak gjasa për t’u sëmurë gjatë vitit të parë se fëmijët që ushqehen me formula. Duke qenë se fëmijët e nënave që i ushqejnë ato me gji, sëmuren më rrallë, nënat mungojnë më pak në punë se nënat që i ushqejnë fëmijët me formula. Kjo është pozitive për të gjithë punonjësit e zyrës.

  1. Më duhet një pompë e mirë gjiri. Më duhet ta blej apo të marr një pompë gjiri me qera?

Zgjedhja është në dorën tuaj. Duke qenë se do e përdorni disa herë në ditë, sigurohuni që të zgjidhni një të sigurtë në përdorim, model efiçent, që të mund pompojë të dy gjinjtë njëkohësisht. Nëse mendoni t’a përdorni për një kohë të gjatë, është më ekonomike për ju ta blini. Pompa elektrike janë pak më të kushtueshme se ato me bateri, por janë efiçente për përdorim afatgjatë.

  1. Kur duhet të filloj pompimin?

10 ditë deri në tri javë pasi fëmija ka lindur, ju do të përqëndroheni tek gjidhënia. Kjo është koha vendimtare për plotësimin e nevojave adekuate për qumësht. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë ushqyerjen me gji , dhe jo përdorimin e beberonave, shisheve apo formulës, për sa kohë gjidhënia shkon mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

Pas dy deri tre javëve të para, filloni pompimin pas çdo ushqyerje, në qoftë se është shumë e vështirë për t’a bërë këtë proçes kaq shpesh, bëjeni çdo ditë pas ushqyerjes së parë në mëngjes. Ju mund t’a ruani qumështin tuaj në frigorifer, ose nëse fëmija është pak më i rritur, mund ta ushqejë partneri juaj ose anëtarët e tjerë të familjes, duke i dhënë qumështin e gjirit në një biberon.

  1. A do të ndikojë dhënia e qumështit më biberon tek fëmija ,duke e bërë atë konfuz apo të ndërhyjë në gjidhënie?

Pasi ju dhe fëmija keni krijuar një marrëdhënie të rehatshme dhe ai është të paktën 6 javësh, mund t’i ofroni atij një shishe pa prishur rutinën. Për më tepër, shumë ekspertë mendojnë se ju duhet t’i ofroni një shishe të paktën dy javë para se të ktheheni në punë.

Zakonisht fëmija nuk e pi shishen kur shikon nënën rreth e rrotull, pasi preferon më shumë gjirin. Kështu që është më mirë që ta ushqeje bashkëshorti ose anëtarët e tjerë të familjes.

  1. Sa qumësht duhet të kem kur të shkoj përsëri në punë?

Sa më shpejt që ju të filloni pompimin , aq më mirë. Mos harroni se ju do të sillni në shtëpi qumësht të freskët çdo ditë, kështu që çfarë është në frigorifer mund të konsiderohet emergjente. Ju herë pas here mund të mos jeni në gjendje për të pompuar sasinë që merr fëmija normalisht, kështu që mund të plotësoni diferencën me qumështin e rruajtur disa kohë më parë.

  1. Kur është koha më e mirë për të pompuar qumështin kur të kthehem nga puna?

Në mënyrë ideale, ju duhet të pomponi gjatë kohës kur normalisht fëmija juaj do ishte duke pirë. Por në qoftë se nuk mund të përputhni orarin tuaj të pompimit me programin e tij të të ushqyerit, mos u shqetësoni, pomponi gjatë pushimeve tuaja dhe orës së drekës, dhe ju do të jeni në gjendje të mirë. Mos u dekurajoni në qoftë se ju nuk merrni  qumësht nga pompa sa kishit shpresuar, ose në qoftë se, në disa ditë, ju keni kohë për të pompuar vetëm një herë ose dy herë. Ju gjithmonë mund të plotësoni diferencën duke pompuar në mbrëmje dhe në fundjavë.

Gjithashtu mos harroni se fëmija juaj mund jetë përshtatur me programin e tij të ushqyerit, disa fëmijë fillojnë të pijnë gji më shpesh ose për një kohë më të gjatë në mëngjes dhe në mbrëmje, sepse ata duan të kalojnë kohë shtesë me nënën e tyre. Dhe për sa kohë që fëmija juaj po rritet dhe ka gjashtë deri në tetë pelena të lagura çdo në ditë për dy muajt e parë të jetës, ky sistem ushqyerje mund të funksionojë.

  1. Si mund ta ruaj të sigurtë qumështin e shtrydhur të gjirit?

Ruajeni qumështin i gjirit në shishe qelqi apo shishe plastike të sterilizuara ose në qese plastike frigoriferike projektuar posaçërisht për qumështin e gjirit. Lloji i frigoriferit që keni, ka të përcaktuar kohëzgjatjen ku qumështi i gjirit mund të ruhet në mënyrë të sigurtë. Siguroni që të shënoni datën në çdo qese apo shishe me qumësht gjiri.

  1. Si mund ta shkrij qumështin tim?

Vendoseni shishen ose qesen në një tas me ujë të nxehtë. Asnjëherë mos e ngrohni qumështin e gjirit në një tenxhere me ujë ose në një furrë me mikrovalë, kjo do të shkatërrojë disa nga përbërësit e dobishëm të qumështit dhe mund të çojë në ngrohje jo të njëtrajtshme duke djegur gojën e fëmijës tuaj. Pasi qumështi është ngrohur, tundeni mirë  dhe pastaj provoni temperaturën e tij.