Dita 1 pas lindjes së bebit.

8745

 

Gjatë 24 orëve të para të fëmijës tuaj, ai mund të lagë pelenën e tij vetëm një herë ose dy herë në ditë. Kjo është për shkak se kulloshtra që ju keni prodhuar është shumë e tretshme dhe e përkryer për fëmijën tuaj, kështu që ai nuk ka lënë shumë për të eliminuar me jashtëqitje.breastfeeding_3292174b

 

  • Gjatë 24 orëve të ardhshme, fëmija juaj do të fillojë të rris urinë e tij në mënyrë të tillë sa për të kërkuar 8 deri në 12 ushqyerje në 24 orë. Shumë bebe do të ushqehen më shpesh se kjo normë dhe juve mund t’iu duket sikur fëmija juaj është i pangopur. Shkaku i kësaj është se stomaku i tij është aq i vogël sa ai mbushet shpejt plotë dhe po ashtu boshatiset shumë shpejt. Gjidhënia e shpeshtë është gjithashtu thelbësore për të ndërtuar një furnizim të mirë me qumësht, kështu që ushqejeni fëmijën sa herë të kërkojë e mos shikoni orën.
  • Shumica e të sapolindurve mund të kërkojnë 10 deri në 45 minuta për të përfunduar një ushqyerje .
  • Mund të duhet një javë ose dy për rregulluar refleksin tuaj të lëshimit të qumështit në thithë (Letdown Reflex) për të punuar në sinkronizim me thithjen e bebit. Deri atëherë është e mundur që të jetë i ç’rregullt . Ofrojini fëmijës tuaj një shans për t’u ushqyer sa herë që ju të vini re një ndjesi shpimi gjilpërash ose një rrjedhje të papritur të qumështit tuaj, sepse kështu do ta ndihmoni atë të fillojë të punojnë në mënyrë më të rrregullt dhe duke iu bazuar thithjes së bebit.
  • Prisni të paktën një ose dy pelena të lagura çdo ditë për ditët e para pas lindjes. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë për të treguar nëse një pelenë është e lagësht në këtë fazë të hershme, dhe është normale nëse nënat gjejnë njolla si të kristalta ​​rozë. Nëse e keni të vështirë për të gjykuar nëse pelena e fëmijës tuaj është e lagësht, provoni duke i vendosur një top pambuku në pelenë. Kur fëmija juaj urinon, topi i pambukut do të ndjehet shumë i lagësht.
  • Gjatë kësaj periudhe, goja e fëmijës tuaj është mjaft e ndjeshme nga çdo stimulim. Një çuçu, shishe beberoni, apo vendosja e gishtit tuaj e stimulon gojën e foshnjës suaj në mënyrë të ndryshme se sa thitha e gjirit tuaj. Një i porsalindur mund të mësohet lehtë me këto mbi-stimulime të gjuhës dhe qiellzës. “Konfuzioni mund të ndodhë, edhe pas vetëm një ekspozimi ndaj një beberoni apo çuçu”. Prandaj përpiquni të shmangni ose të vononi kontaktin e fëmijës suaj me objekte të tjera veç gjirit derisa ai të jetë të paktën 6 javësh.
  • Këto dy javët e para janë vendimtare për dhënien e gjirit. Ushqyerjet e shpeshta dhe të efektshme gjatë kësaj kohe kontribuojnë në qelizat që prodhojnë qumështin, duke hedhur kështu themelet për prodhimin e qumështit optimal. Në shumë raste kur gjidhënia shkon keq, problemi gjurmohet që në këtë periudhë shumë të hershme .