Dhimbjet e barkut tek foshnjat, gazrat dhe problemet e gjumit.

33221
Baby crying

pic.1

Si një konsulente gjumi kam marrë shumë pyetje në lidhje me dhimbjet e barkut të bebeve, gazrat, dhe sikletet e tjera abdominale. Prindërit kanë frikë se arsyeja pse foshnja e tyre është  gjithë natën zgjuar është për shkak se ata kanë dhimbje nga gazrat. Shumicën e kohës kjo nuk është e vërtetë. Kur një fëmijë ka zakone të këqija gjumi dhe nuk e di se si të bjerë vetë në gjumë, e qara mund të tingëllojë si alarmuese për prindërit. Ata zgjohen shpesh, duan që të mbahen gjithë natën në krahë ose të tunden nga nëna, dhe refuzojnë të vendosen në krevatin e tyre. Ja se çfarë thotë Dana Obleman, një nga krijueset e programeve të gjumit:

A po e mbajnë gazrat bebin tuaj zgjuar gjatë natës?

Kur unë jam duke punuar me prindërit të cilët janë duke u përpjekur për të bërë fëmijët e tyre të flenë gjatë natës, shumë prej tyre më thonë se ata mendojnë se gazrat janë fajtori. Po të kisha një pesë cent për çdo prind që mendonin se gazi ishte arsyeja pse foshnja e tyre nuk fle unë do të isha e pasur! Kur djali im i parë nuk flinte mirë, nëna ime më thoshte pa pushim se kjo ishte ndoshta për shkak të gazrave.

Në përvojën time, prindërit mund t’i zërë paniku për gazrat, por e vërteta është se nuk është gjithmonë ajo që po i shkakton zgjimin natën foshnjës së tyre. Në fakt, gazrat janë shumë rrallë shqetësimi që prindërit mendojnë se është.

p.2

Por, çfarë i shkakton gazrat?

Është e rëndësishme të theksohet se gazi është krejtësisht normal. Ai krijohet zakonisht nga ajri i gëlltitur dhe ushqimet e patretura mirë në stomakun tonë. Foshnjet qajnë më shumë se të rriturit ose fëmijët më të mëdhenj, ndaj ata gëlltitin më shumë ajër se ne. Sistemet e tyre të tretjes janë të reja dhe nuk funksionojnë aq mirë, kështu, mund të jetë e vështirë për ta nxjerrë gazin jashtë trupit të tyre.

Për sa kohë që fëmija juaj nuk është duke shfaqur shenja si kolika apo refluksi ai nuk është aq në siklet sa mund ta mendoni ju. Grindjet për disa sekonda, ndërsa ai nxjer gazrat është krejtësisht normale për foshnjat dhe nuk do të thotë se ata kanë dhimbje ekstreme. Në fakt, shqetësimi në lidhje me të dhe mbi- mbajtja e bebit të gromësijë mund të jetë duke shkaktuar më shumë probleme.

Mbi-mbajtja për të gromësitur.

Unë njoh shumë prindër të rinj të cilët i “mbi-bëjnë të gromësijnë” foshnjat e tyre, sepse ata janë të shqetësuar se gazi është ai që po i mban fëmijët zgjuar deri vonë.

p.3

Problemi me shpenzimin e shumë kohe për ta bërë fëmijën tuaj të gromësijë është se kjo mund të jetë një mocion qetësues që mund do të vërë fëmijën në gjumë, nëse jue  bëni atë aq kohë sa duhet. Kjo krijon një varësi shumë të fortë gjumi, i cila mund të jetë arsyeja e vërtetë që ai nuk është duke fjetur mirë. Shpejt ai do të fillojë të kërkojë t’i bini nga pas sa herë që do të zgjohet natën për ta zënë gjumi, derisa të vijë një pikë ku do ta dojë këtë gjë pothuajse çdo një orë natën dhe ju do të ndiheni të mbilodhur e të sfilitur.

Sa kohë duhet për ta bërë fëmijën tuaj të gromësijë?

Për të sapolindur, është e nevojshmë jo më shumë se 5 minuta. Nëse ju e vini në krevat fëmijën dhe pas 20 minutash ai grindet dhe sikletoset, ngrijeni dhe bjerini pas kurrizit për të parë nëse do të dalë ndonjë gromësitje.

Për foshnjat më të mëdhaja, një minutë apo dy duhet të jetë e mjaftueshme që fëmija të nxjerrë ajrin.

Dhimbjet e barkut dhe refluksi.

Është e rëndësishme të mos ngatërrohen gazrat e foshnjes me kolikën apo me sëmundjen e refluksit gastroesophageal (GERD). Bebet me këto kushte shpesh qajnë për orë të tëra në kohë dhe janë të pangushëllueshëm dhe në ankth.

p.4

Gazi nuk shkakton dhimbje barku, edhe pse foshnjat me kolikë mund të përtypin një shumë ajri ndërsa qajnë, e cila mund të sjellë gazra. Gazi shkakton parehati të përkohshme që zakonisht kalon shpejt. Nëse ju dyshoni se fëmija juaj mund të ketë dhimbje barku ose refluks, flisni me pediatrin tuaj. ”

Megjithatë, nëse ju dyshoni se zakonet e këqija mund të jenë shkaktari i netëve pa gjumë të bebit tuaj atëherë vizitoni faqen tonë për të marrë informacione më të detajuara dhe për të parë paketat tona të trajnimit të gjumit për bebin tuaj në sektorin “Konsulenca Gjumi”.