Cilat janë oraret më të mira për të ushqyer një foshnje?

8185
foshnje

Përse foshnjat përfitojnë nga të ushqyerit “pa orar”.

Cilat janë oraret më të mira për të ushqyer një foshnje?

Ndër breza, ekspertët perëndimorë të fëmijëve i kanë këshilluar prindërit që t’i ushqejnë foshnjat e tyre në intervale të rregullta midis 3 ose 4orësh. Sot, rekomandimet zyrtare mjekësore kanë ndryshuar në favor të të ushqyerit në bazë të kërkesës.

Kjo është patjetër një gjë e mirë, sepse kufizimi i ushqyerjes së bebes në intervale të caktuara nuk diktohet nga fiziologjia apo ajo çfarë është më mirë për foshnjat.

Hulumtimet sugjerojnë se shumë bebe janë më mirë në qoftë se atyre u lejohet ta vendosin vetë kohën e të ushqyerit. Në fakt, siç theksohet më poshtë, është e mundur që të ushqyerit me planifikim – qoftë për foshnjat që pijnë gji qoftë për foshnjat me formulë – ka një ndikim negativ në zhvillimin kognitiv të fëmjëve (Iakovou dhe Sevilla 2013).

Për fat të keq, prindërit jo gjithmonë e marrin këtë mesazh. Në fakt kjo rutinë e të ushqyerit me orar është ngulitur në kulturë, dhe shumë spitale në botë i kanë miratuar ngadalshëm këto lloje praktikash – si qëndrimi i bebes në dhomë me nënën – çka promovon të ushqyerit sipas kërkesës (p.sh., Kersting dhe Dulon 2001).

Ky artikull shqyrton provat e evolucionit, ndër-kulturor, dhe mjekësor në favor të ushqyerjeve të shpeshta të fëmijës. Siç vihet në dukje më poshtë, provat mbështesin përfundimet e mëposhtme:

  • Nënat e reja kanë më shumë gjasa për të krijuar një furnizim të rregullt me ​​qumësht nëse ato i japin shpeshherë gji foshnjes dhe në bazë të kërkesës së këtij të fundit.
  • Ushqyerja e foshnjës “sipas kërkesës” e lejon atë që të rregullojë sasinë e pirë në përgjigje të ndryshimeve natyrore që ka qumështi i gjirit dhe të cilësisë së tij. Siç e dini gjiri ndryshon komponentët e tij në momente të veçanta të ditës, në dryshim nga formula e cila është përherë njësoj.
  • Foshnjat e ushqyera me gji sipas kërkesës që ata kanë, përfitojnë nga cilësia e lartë e qumështi të gjirit dhe kanë më pak probleme me tretjen.
  • Foshnjat (e çdo moshe) që ushqehen me gji aq herë sa ata kërkojnë mund të përjetojnë më pak stres dhe dhimbje.
  • Foshnjat e ushqyera pa orare mund të flejnë më shumë gjumë.
  • Për më tepër, gratë të cilat ushqejnë ekskluzivisht të sapolindurin me gji pa i vendosur orare kanë më shumë gjasa që të vazhdojnë ushqyerjen me gji pas 1 muaji.

Për këto arsye, si Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë (APP) tani rekomandojnë që nënat të cilat kanë fëmijë në gji të ndjekin një rutinë ushqyerje të foshnjes pa orare të përcaktuara.