Cila është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një zemërimi të çastit?

1915

Cila është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një zemërimi të çastit tek fëmijët?

article-2542756-1AD4F46E00000578-541_634x417

 

Në mënyrë tipike, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një zemërimi çasti nga fëmija juaj është që të qëndroni të qetë dhe të injoroni sjelljen. Ju gjithashtu mund të përpiqeni për të shpërqendruar fëmijën tuaj. Një libër tjetër ose një ndryshim i vendndodhjes mund t’iu ndihmojë. Në qoftë se ju nuk mund të kontrolloni qetësinë dhe jeni në shtëpi me fëmijën, largohuni nga dhoma për disa minuta.

Nëse fëmija juaj është duke goditur ose shkelmuar dikë, mbajeni atë derisa ai të qetësohet.

Kur fëmija juaj të qetësohet, ju mund t’i thoni, “Shpërthimet e inatit nuk do të tërheqin vëmendjen e mamit. Nëse t’i do të më thuash diçka, ti duhet të përdorësh fjalët e tua.”

Çfarë ndodh nëse fëmija im bëhet shkatërrues ose i rrezikshëm?

  • Nëse një zemërim i çastit përshkallëzohet, hiqeni fëmijën tuaj nga situata dhe zbatoni një kohëpushim.
  • Zgjidhni një vend kohëpushimi. Uleni fëmijën tuaj në një vend të mërzitshëm, të tillë si; në një karrige në dhomë ose në dyshemenë e korridorit. Prisni që fëmija juaj të qetësohet. Konsideroni t’i jepni një minutë kohëpushim për çdo vit të moshës së fëmijës tuaj.
  • Qëndroni me të. Nëse fëmija juaj fillon të lëvizë përpara se  kohëpushimi të mbarojë, ktheheni atë në vendin e caktuar të kohëpushimit. Mos iu përgjigjni për asgjë që fëmija iu thotë, ndërsa ai është në kohëpushim.
  • Mbani mend kohën kur duhet t’i jepni fund kohëpushimit. Kur fëmija juaj të jetë qetësuar, diskutoni arsyen pse ju i dhatë një kohë-pushimi dhe pse sjellja e tij ishte e papërshtatshme. Pastaj kthehuni në aktivitetet tuaja të zakonshme të ditës.
  • Mos i përdorni kohëpushimet shumë shpesh, sepse në të kundërt ato nuk do të funksionojnë.

1470917171-e1415830008798

 

Si të silleni me shpërthimet e inatit në publik?

Nëse fëmija juaj ka një zemërim të çastit në publik, injorojeni sjelljen e tij nëse është e mundur. Nëse fëmija juaj bëhet shumë shqetësues, merreni atë në një vend privat për një kohëpushim. Pas kohëpushimit kthehuni në aktivitetin që ishit duke kryer ose fëmija juaj do të mësojnë se një zemërim i çastit është një mënyrë efektive për t’i shpëtuar një situate të caktuar.

Kur është e nevojshme të kërkohet ndihma profesionale?

Si vetë-kontrolli i fëmijës suaj të përmirësohet, shpërthimet e inatit do të bëhen më pak të zakonshme. Shumica e fëmijëve fillojnë të kenë më pak tantrum nga mosha 3 e gjysmë. Nëse fëmija juaj është duke pasur probleme për të folur në një nivel të përshtatshëm për moshën, nëse është duke shkaktuar dëm mbi vete apo të tjerët, mban frymën e tij gjatë tantrum deri në pikën e të rënit të të fikëtit, ose në qoftë se shpërthimet e inatit bëhen më keq pas moshës 4 vjeç, atëherë ndani shqetësimet tuaja me mjekun e fëmijës suaj.

Mjeku do të shqyrtojë çështjet fizike apo psikologjike që mund të kontribuojnë në këto zemërime të çastit. Në varësi nga rrethanat, ju mund t’iu referojojnë në një specialist të shëndetit mendor. Ndërhyrja e hershme mund të rregullojë probleme në të ardhmen e sjelljes dhe do ta ndihmojë  fëmijën tuaj të ketë sukses si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.