Çfarë ushqimi duhet t’i filloni fëmijës tuaj?

4687

Çfarë ushqimi duhet t’i filloni fëmijës tuaj?

shutterstock_44964787

Vazhdoni ta ushqeni me qumësht gjiri apo formulë fëmijën tuaj. Më pas:

  • Filloni me çerealet e bebeve.

Përzieni 1 lugë gjelle drithërash, çereal bebesh me supplement hekuri me 4 lugë ose 60 ml formulë apo qumësht gjiri. Shumë prindër e nisin me miellin e orizit. Edhe pse përbërja e formuar mund të jetë e hollë mos ja ushqeni atë fëmijës nga beberoni. Mundohuni ta ushqeni ulur fëmijën dhe më një lugë të vogël një herë ose dy herë në ditë. Sapo fëmija të mësohet me kapërcimin e çerealit të lëngshëm, dalëngadalë hidhini më pak qumësht ose më shumë pluhur duke i shtuar në këtë mënyrë sasinë e konsumuar nga fëmija. Mund të përdorni lloje të ndryshmë drithërash për bebin si variacion.

baby semolina isolated on white background

 

  • Shtoni mish, fruta dhe perime pure.

Sapo fëmija të mjeshtërojë çerealet, ngadalë filloni t’i prezantoni frutat dhe perimet pure e më pas mishin. Ofrojini bebit fillimisht ushqime të vetme pa i përzierë me të tjera dhe që nuk përmbajnë sheqer ose kripë. Gjithashtu prisni 3 – 5 ditë për t’i prezantuar një ushqim të ri. Nëse fëmija juaj do të ketë një alergji nga një ushqim i caktuar brënda këtyre ditëve ai mund të ketë diare, të vjella ose ndonje irritim në lëkurë. Pasi fëmija të ketë provuar shijet teke të perimeve dhe frutave mund të filloni me kombinimet e tyre.

 

photolibrary_rf_photo_of_baby_food_on_spoons

 

  • Ofrojini ushqime gishtash të prera dhe të grira mirë.

Nga mosha 8 – 10 muajsh, shumica e fëmijëve mund të mbajnë vet ushqime të vogla të prera siç janë copa frutash, copa perimesh të buta, makarona, djath, çereal të thata apo dhe mish të zierë mirë. Kur fëmijaiI afrohet moshës 1 vjeç ju mund t’i jepni atij deri në tre vakte ushqimesh në ditë si dhe ndonjë mesvakt.

--IMG_5707

Çfarë duhet të dini mbi alergjitë ndaj ushqimeve?

Për të paraprirë alegjitë ndaj ushqimeve prindërve u këshillohet që fëmijëvë të vegjël mos t’u jepen ushqime që përmbajnë allergen të lartë siç janë:

  • Vezët
  • Peshku
  • Kikiriku
  • Frutat e thata
  • Qumështi i lopës
  • Soya
  • Mjalti

[ File # csp8420926, License # 3214048 ] Licensed through http://www.canstockphoto.com in accordance with the End User License Agreement (http://www.canstockphoto.com/legal.php) (c) Can Stock Photo Inc. / photobunny

Jo të gjithë fëmijët mund të zhvillojnë një alergji ndaj këtyre ushqimeve por të mos dhënit të tyre deri në moshën 1 vjeçare ju ndihmonj që të mbani sa më larg rrezikun ndaj fëmijës tuaj.

Gjithashtu edhe kripa edhe sheqeri nuk rekomandohen të përdoren në ushqimet e bebeve gjatë vitit të parë të jetës.