Çfarë mund të bëj për të ndihmuar fëmijën tim kur ka virozë?

6603

Çfarë mund të bëj për të ndihmuar fëmijën tim kur ka virozë?

Slideshow-7SurpThingsFeverBabies-Slide02-BactFeverDiffViralFever

  • Ofrojini mjaftueshëm lëngje.

Fëmija juaj do të humbë shumë lëngje nëpërmjet temperaturës, diarresë, të vjellave  ose të ftohtit. Nëse ju e keni ende me gji, futeni në gji fëmijën sa më shumë të mundeni. Ju gjithashtu mund të pyesni në klinikën tuaj për dhënien e kripërave nga goja për beben (trisoli). Kjo zgjidhje do t’i japë bebes tuaj të gjitha vlerat ushqyese që ai ka humbur. Ju mund t’ia jepni atë fëmijës tuaj edhe nëse ai është vetëm me gji.

  • Ushqim të veçantë.

Nëse fëmija juaj është më i madh se 6 muajsh, gatuajini atij ushqim të lëngshëm e të butë, të tilla si supëra, qiqra dhe gjizë me sheqer. Si të marrë fuqitë bebi, ju mund të shtoni ushqime të trasha, si perime pure, apo qull.

Dërgojeni fëmijën tuaj në klinikë. Mjeku mund t’iu japë tableta zinku dhe ORS në qoftë se i vogli juaj ka pak diarre. Ai gjithashtu mund t’iu këshillojë për t’i dhënë ndonjë shurup të veçantë për dhimbje, apo për të ulur ethet e fëmijës suaj.

  • Pushimi në shtëpi.

Lëreni fëmijën tuaj të pushojë në heshtje në një dhomë të veçantë në shtëpi. Ai duhet të pushojë në momentet që ka virusin, dhe madje për të paktën edhe një javë më pas. Kjo do ta ndihmojë bebin të luftojë sëmundjen dhe të marrë fuqitë. Pushimi në dhomë të veçantë gjithashtu do të parandalojë infektimin e anëtarëve të tjerë të familjes dhe fëmijëve në shtëpi.

  • Ulni temperaturën.

Nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, ju mund t’ia lani trupin me një sfungjer me ujë të vakët. Kjo do ta rifreskojë beben dhe të ndihmojë për të ulur temperaturën e tij.

  • Lani duart tuaja.

Sigurohuni që ju të lani duart tuaja para dhe pasi ju prekni fëmijën tuaj. Kjo do të ndihmojë për të parandaluar infeksionin të përhapet tek anëtarët e tjerë të familjes.

Nëse fëmija juaj ende duket i sëmurë, shkoni tek mjeku juaj. Pyeteni atë nëse ekzistojnë barna antivirale që ju mund t’ia jepni bebestuaj për ta shëruar.

  • Ajroseni shtëpinë tuaj.

Hapini dritaret dhe dyert për të lejuar ajrin e pastër të futet në shtëpi të paktën një herë në ditë. Kjo do të ndihmojë të hiqni çdo mikrob që mund të ndodhet në ajër. Mbajtja e shtëpisë e ajrosur mirë, e thatë dhe e pastër do të ndihmojë në parandalimin e infektimit nga myku.

Cilat shenja tregojnë për një rrezik nëse një fëmijë ka virozë?

photos.demandstudios.com-getty-article-110-137-78314671_XS
Virozat zakonisht nukjanë serioze, dhe duhet të kalojnë me trajtimin e duhur. Por në qoftë se fëmija juaj ka ndonjë nga këto shenja, shkoni menjëherë tek mjeku:

  • Kollitje për më shumë se tre javë.
  • Diarre për më shumë se dy javë.
  • Gjak në feçe.
  • Temperaturë për një javë ose më shumë.
  • Kriza.
  • Refuzon të hajë ose të pijë diçka.
  • Të vjella të vazhdueshme.
  • Vështirësi në frymëmarrje.
  • Përgjumje e pazakontë.
  • Ënjtje të dy këmbët.

Ku ndryshojnë infeksionet virale/virozat nga infeksionet bakteriale?

Genomic-test-to-differentiate-between-viral-and-bacterial-infections

Të dyja, si infeksionet bakteriale dhe virale mund të shkaktojnë temperaturë, rrënqethje dhe rraskapitje. Mund ta keni të vështirë të bëni dallimin mes tyre.

Një infeksion bakterial karakterizohet nga skuqje, nxehtësi, ënjtje dhe dhimbje në një pjesë të trupit. Pra, në qoftë se fëmija juaj ka dhimbje fyti bakteriale, ai do të ketë më shumë dhimbje në njërën anë të fytit. Infeksionet bakteriale zakonisht trajtohen me një antibiotik të veçantë, e cila vetëm vret bakterin që e ka shkaktuar sëmundjen.

Infeksionet virale, megjithatë, përfshijnë pjesë të ndryshme të trupit në të njëjtën kohë. Pra, në qoftë se fëmija juaj ka një infeksion viral, ai mund të ketë një rrufë, kollë dhe dhimbje të trupit.

Antibiotikët nuk kanë efekt në infeksionet virale si ftohjet apo gripi. Përdorni antibiotikë vetëm për infeksionet bakteriale të cilat nuk shërohen/përmirësohen vetë me kalimin e ditëve.

Trajtimi për infeksionet virale zakonisht përfshin pirjen e sa më shumë ujë dhe lëngje, pushim dhe duke marrë ndonjë shurup për lehtësim dhimbjesh apo ilaçe për të ulur temperaturën e lartë.

Shumica e infeksioneve virale, si gripi, kanë vaksina. Ato mund t’i japin trupit një ndihmë për ta luftuar virusin më shpejt dhe në mënyrë më efektive.