Çfarë lloj kremi dielli duhet të përdor për fëmijën tim?

Zgjidhni një krem ose spray për foshnjat, i cili është formuluar posaçërisht për lëkurën e tyre dhe janë të sigurt për t’u përdorur nga 6 muajsh e më tej. Përdorni një krem dielli me SPF (Sun Protection Factor) të paktën 15 kundër rrezeve UVB.

Gjithashtu, sigurohuni që ju të blini një markë me spektrin e gjerë që ofron dy mbrojtje: nga UVA dhe nga UVB. Mbrojtja e lartë UVA tregohet në paketim. Shikoni për një logo me vlerësim 4 ose 5 yje brenda rrethit UVA.

1 (33)Aplikoni krem dielli pothuajse për çdo pjesë të lëkurës së fëmijës suaj që nuk është mbuluar nga rrobat apo një kapelë. Mos harroni që të përfshini duart dhe këmbët, dhe pjesën e prapme të qafës apo veshët e tij. Nëse ju mundeni, aplikojeni kremin e diellit tek fëmija juaj 15 minuta përpara se të dilni jashtë shtëpisë.

Ri-aplikoni kremin të paktën çdo dy orë dhe pasi bebi ka luajtur në ujë, edhe nëse kremi që keni blerë është i papërshkueshëm nga uji.

Sigurohuni që e keni përdorur kremin e fëmijës tuaj para skadimit të afatit, ose brenda kohës së rekomanduar në etiketë, pasi kremi të jetë hapur. Përbërësit aktiv mund të mos funksionojnë aq mirë pas disa kohësh.

Nëse fëmija juaj ka ekzemë ose lëkurë veçanërisht të ndjeshme, kontrolloni listën e përbërësve për çdo gjë që ju dini se ka të ngjarë të shkaktojë iritim ose një reaksion alergjik.

Ndërsa efektet e djegies nga dielli tek foshnjat mund të jenë të rënda, për fat të mirë, metoda të shumta për mbrojtjen nga dielli u japin prindërve opsione të shumta për mbajtjen e të vegjëlve të tyre të sigurt. Me 3.5 milion raste të kancerit të lëkurës në më shumë se 2 milionë njerëz të diagnostikuar në SHBA çdo vit, sa më herët që ne të fillojmë të përdorim mbrojtje nga dielli me fëmijët tanë dhe ata ta instalojnë këtë rutinë tek vetja e tyre, aq më mirë.