Çfarë është “ANKTHI I NDARJES” tek bebat? (Separation Anxiety).

2707
mother hugging and comforting her baby daughter

 

 

Në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë bebat e kalojnë ankthin e ndarjes.

Ankthi i ndarjes është një fazë e zhvillimit normal që nis kur bebat fillojnë të kuptojnë se gjërat dhe njerëzit ekzistojnë edhe pse ata mund të mos jenë aty prezent, diçka e quajtur “qëndrueshmëria e objekteve” (object permanence).separation-anxiety1-e1385239350357

Në periudha të caktuara, shumica e bebave apo e fëmijëve më të rritur do të tregojnë ankthin e vërtetë dhe do të inatosen me realitetin, apo me të qënit larg prindit. Në termat evolucionarë kjo bën sens, pasi një bebe e pambrojtur natyrisht do të inatoset kur të ndjehet i ndarë nga personi që atë e mbron më shumë apo që e do atë më tepër.

Kjo fazë është stresuese si për bebat edhe per prindërit. Lajmi i mirë është se ankthi i ndarjes do të kalojë dhe ju mund të ndërmerrni disa hapa për ta menaxhuar atë më mirë. Por, ndërkohë, shijoni momentet e ëmbla duke ditur se për fëmijën tuaj ju jeni numri 1.

Në cilat periudha ndodh Ankthi i Ndarjes?

separation

Bebet mund të tregojnë shënja të ankthit të ndarjes duke filluar nga 6-7 muajsh, por mosha më kritike për shumicën e bebave arrin kulmin rreth 10-18 muajsh.

Shumicën e herëve ankthi i ndarjes godet kur ju ose partneri juaj largoheni për të shkuar në punë apo për të kryer ndonjë porosi. Ndonjëherë mund t’iu duket sikur bebi nuk shkëputet dot prej jush dhe shpesh herë do të qajë vetëm e vetëm t’iu ketë afër. Shumicën e ditëve mund të jetë i grindur dhe tekanjoz duke kërkuar që të rrijë kryesisht vetëm me nënën.

Bebi juaj mund ta përjetojë ankthin e ndarjes gjithashtu edhe natën, edhe pse ju ka të sigurtë se jeni në dhomën ngjitur. Ky akth që i përfshin ata, zakonisht qetësohet dhe ulet ndjeshëm kur fëmijët shkojnë 2 vjeç.