Trajnime Gjumi

1368302208556397163baby girl sleeping-256-hiPërshëndetje!

Shpresoj të jeni duke e shijuar faqen Bota e Bebave.

Nëse u keni hedhur një sy artikujve në këtë faqe, por ju prapë vazhdoni të keni probleme për ta vendosur bebin tuaj në gjumë, mendoj se është koha e duhur për një konsulencë gjumi të personalizuar mbi fëmijën tuaj.

Të paturit e një mentore/konsulenteje gjumi për bebat që t’iu udhëzojë dhe t’iu jap përgjigje gjithë pyetjeve tuaja është një mundësi dhe shërbim i mirë për t’i siguruar fëmijës suaj orët e gjumit për të cilat ai/ajo ka nevojë.

Konsultat dhe planet e gjumit janë përherë të bazuara mbi situatën reale të përditshme të fëmijës suaj. Unë jam e besimit se nuk ka një këshillë që të mund t’i “aplikohet” të gjithë fëmijëve për t’i mësuar të flenë gjatë natës. Kjo ishte arsyeja pse unë vendosa të bëhem një Mentore Gjumi për fëmijë dhe të ofroj konsulenca personale. Si një mentore e tillë, unë marrë në konsideratë moshën e fëmijës tuaj, historikun e tij të gjumit, temperamentin dhe rrethanat individuale.

Me fjalë të tjera, unë ju njoh juve dhe bebin tuaj fillimisht, dhe pastaj mund t’iu jap rekomandimet e mia.

Unë e dua punën që bëj, dhe të ndihmoj prindërit mbi temat e gjumit është një ndjesi shumë e bukur për mua.

bb 1

Ja se me çfarë mund t’iu ndihmojnë juve dhe familjen tuaj trajnimet e gjumit:

  • Zgjimet në mënyrë të vazhdueshme natën. Pasi të kem mbledhur gjithë historikun e gjumit të bebit tuaj, unë do të analizoj pse fëmija juaj zgjohet vazhdimisht natën dhe do të fillojmë menjëherë nga puna për t’i ndrequr këto.
  • Eleminimi i “lidhjeve të gjumit”. Nëse fëmija juaj ka nevojë të tundet, të pijë gji, të mbajë një beberon gënjeshtër në gojë apo mënyra të tjera për ta zënë gjumi do të kujdesemi që t’ia heqim këto vese. Unë do të krijoj një plan hap pas hapi për ju se si të mësoni fëmijën tuaj të flejë vetë, i pavarur, duke mos u ndikuar nga ju apo diçka tjetër për ta zënë gjumi.
  • Ndërprerja e ushqyerjes natën. Si një mentore gjumi dhe Specialiste Laktacioni unë do t’iu ndihmoj të vendosni se cila nga zgjimet e fëmijës është e nevojshme sepse ai vërtet ka nevojë të pijë (nëse do të ketë) dhe do të punojmë në ato për të cilat ai zgjohet thjesht për komfort. Nuk do t’iu rekomandoja asnjëherë të ndërprisni çdo ushqyerje natën, nëse bebi juaj nuk është gati apo nuk ka përmbushur disa kritere. Do të punojmë shumë ngushtë në këtë pjesë, në mënyrë që ju t’i përgjigjeni në mënyrën e duhur zgjimeve gjatë natës. Të mos vepruarit drejt nga ana e prindërve mbi këto zgjime është një nga arsyet pse mund të mos funksionojë Trajnimi i Gjumit. Pra, në këtë pikë prindërit duhet të tregohen të vendosur. Çdo plan gjumi do të vijë me një grafik që do t’iu udhëzojë mbi Urinë Vs. Komfortin. Kështu ju do të keni mundësinë të dalloni nëse bebi është zgjuar se me të vërtetë ka nevojë të pijë apo sepse kërkon thjeshtë praninë tuaj.
  • Programi dhe oraret e gjumit. Të sigurohesh se fëmija juaj po ndjek një program gjumi sipas moshës së duhur është një faktor shumë i rëndësishëm në ndihmën që një fëmijë të flejë mirë. Bashkërisht do të diskutojmë se për sa orë gjumë ka nevojë të marrë fëmija juaj; për sa dremitje në ditë dhe sa të gjata në kohë; dhe për të analizuar se sa orë ai duhet të qëndrojë zgjuar midis dremitjeve. Më e rëndësishmja është se do të punojmë së bashku për t’u siguruar se gjumi i fëmijës tuaj po realizohet në mënyrë të tillë që të përmbushë të gjitha aktivitetet dhe energjitë që ai po harxhon gjatë ditës.
  • Problemet gjatë gjumit të ditës. Fëmijët që kanë vese të këqija gjumi, zakonisht dremisin pak ditën, për vetëm 30-40 minuta. Atyre u duhet të tunden, të pijnë apo edhe ndonjë xhiro me makinë a karrocë vetëm për të rënë në gjumë.
  • Varësia ndaj beberonit gënjeshtër. A ka nevojë fëmija juaj për një beberon që e ndihmon të flejë dhe kur ai i bie natën ju jeni aty zgjuar duke ja rivendosur? Teknikat e mia do t’iu ndihmojnë për t’i redukturar varësinë ndaj beberonit fëmijës që kur ai t’i bjerë natën, bebi të mos zgjohet dhe të qajë. Beberoni gënjeshtër ka shumë të mira dhe eleminimi i tij nuk është e vetmja zgjidhje. Vetëm nëse do ta kërkoni ju një gjë të tillë mund të punojmë edhe për t’ia hequr përgjithnjë beberonin fëmijës .
  • Zgjimet në mëngjes herët. Kur një fëmijë fillon të zgjohet herët në mëngjes, këto zgjime mund të bëhen të vazhdueshme dhe të vështira për t’u zgjidhur. Bashkë do të punojmë për të rinvendosur orën e brendshme të bebit tuaj në mënyrë që ai të zgjohet në një orë më të përshtatshme.
  • Regresionet e gjumit. Regresionet e gjumit janë shumë komplekse dhe shumë herë prindërit ofrojnë komfort shtesë, ushqim, dhe prishin zakonet e vjetra të gjumit thjesht për të kaluar regresionin. Unë do t’iu ndihmoj të kaloni lehtësisht çdo fazë, ndërkohë edhe duke marrë në konsideratë etapat e arritjeve që bebi do të jetë duke kaluar në atë kohë. Nuk ka arsye pse të mos mësoni një fëmijë të flejë mirë vetëm se ai mund të jetë në periudhën e regresionit. Thjesht regresionin duhet ta bëjmë pjesë të planit të trajnimit të fëmijës.
  • Dhe shumë të tjera. Çdo fëmijë është i ndryshëm nga një tjetër dhe ka një histori unike gjumi. Pres me padurim të dëgjoj gjithçka rreth bebit tuaj dhe ta ndihmojë atë që më në fund të marrë gjithë gjumin që i nevojitet për t’u rritur i shëndetshëm

Shërbimet që unë ofroj janë të thjeshta. Kundrejt pagesës së paketës që ju keni zgjedhur, do të merrni një email mirëseardhjeje nga unë dhe disa pyetje rreth situatës së fëmijës tuaj.

Në atë email do të keni adresën time ku mund të më shkruani në çdo kohë dhe për t’ia nisur menjëherë nga puna. Juve do të më tregoni rreth problemeve të gjumit që ka fëmija juaj, dhe unë do t’iu kthej një përgjigje BRENDA DITËS. Do të diskutoj me ju arsyet pse mendoj se fëmija juaj nuk është duke fjetur dhe do të hartoj një plan hap pas hapi, në mënyrë të tillë që familja juaj të fillojë të konsumojë pak më shumë gjumë.

Bashkëngjitur me planin do të përfitoni edhe një informacion mbi situata të mundshme në të ardhmen siç mund të jenë; regresionet e gjumit, sëmundjet, udhëtimet apo dalja e dhëmbëve, që ju të dini ekzaktësisht se si të përballeni me këto situata kur ato të ndodhin.

unnamed

Trajnimet e gjumit aplikohen tek fëmijët nga 0 deri në 36 muajsh.

Më poshtë do të gjeni paketat e gjumit.

Email-et individuale që do të dërgohen në adresën time nuk do të tarifohen, gjithashtu edhe për sqarimet e ndryshme që mund të keni. Nëse do të më nevojitet t’iu bëj disa pyetje më shumë në mënyrë që të hartoj një plan sa më të qartë e të saktë, ky email sqarues nuk do të tarifohet mbi paketën e zgjedhur.

Gjithashtu edhe email-et ku do t’iu përgëzojë për punën e kryer nuk do të kenë pagesë!

Çmimet janë të vendosura në valutën Euro, por pranohen edhe valuta të tjera, pasi punoj me klientë në vende të ndryshme të botës. Pagesa do të kryhet nëpërmjet Llogarisë Bankare ose me Paypal.


 

newborn-package-100-1-2

Paketa me 3 Email-e. Me këtë paketë ju do të përfitoni një plan gjumi nëse do të jetë i nevojshëm dhe 2 emaile shtesë se si keni ecur, pra në vazhdimësi. Ju keni të drejtë t’i përdorni këto 3 email-e në çdo kohë, pa një datë skadence.


 

279_newborn-baby-photography-london-05

Paketa Gjumi i Foshnjave. Kjo është një paketë e cila i dedikohet bebave të porsalindur ose kategorisë së fëmijëve që nis nga 0 muajsh. Është një paketë, e cila i vjen në ndihmë nënave që në ditët e para të jetës së bebit të tyre. Me këtë paketë nënat do të zotërojnë në duart e tyre çdo mjet të nevojshëm për të bërë të mundur që bebi të mos zhvillojë vese apo lidhje gjumi me kalimin e muajve. Pra, nëna do të dijë që në fillimet e prindërimit të saj se si të sillet me bebin përsa i përket vendosjes në gjumë, krijimit të një rutine të përshtatshme për familjen e tyre dhe si të sillet në rastet kur bebi fillon të zgjohet shpesh natën.

Plani që do të hartohet për çdo beb do të jetë i personalizuar sipas situatës reale që ka bebi dhe kritereve që përshtaten me jetën e përgjithshme të familjes. Këtë plan nëna mund ta realizojë shumë thjeshtë e vetme dhe do të ketë, gjithashtu, mundësinë e 3 komunikimeve të tjera në kohë të pacaktuar me mua. Kur ju të jeni duke hasur ndonjë vështirësi apo nëse keni ndonjë pyetje më shkruani dhe unë do t’iu jap një zgjidhje në çast për bebin tuaj. Ju keni të drejtë t’i përdorni këto 3 email-e në çdo kohë, pa një datë skadence. Mund t’i përdorni që në fillim të 3-ja komunikimet nëse ju lind nevoja, por dhe mund t’i ndani në kohë ato.


 

7-day-package-159-1-1

Paketa 7 Ditore Pa Limit. Kjo është paketa më e përdorur. Ofron një ndihmë më në thellësi. Është ideale për prindërit që duan një plan trajnimi hap pas hapi dhe kanë nevojë për mbështetjen time gjatë gjithë procesit. Në varësi të moshës së fëmijës tuaj, zakonisht një trajnim gjumi zgjat një javë, dhe kjo paketë është krijuar posaçërisht për këtë. Unë do t’iu krijoj një plan të personalizuar bazuar mbi situatën unike të bebit tuaj, dhe do të punoj ngushtësisht me ju për t’iu siguruar sukses.

Do të diskutojmë çdo natë në detaje se si ka vepruar fëmija juaj dhe unë do t’iu drejtoj përgjatë gjithë procesit. Do të keni mundësinë të ndryshojmë edhe strategjinë nëse ajo nuk po funksionon, ose nëse dalin të papritura. Përveç email-it për vlerësimet e ditës, ju mund të më shkruani sa herë të doni nëse ju dalin pyetje. Nëse do të jeni të paqartë mbi diçka ose nëse nuk do dini se çfarë të bëni gjatë dremitjeve të ditës apo në rutinën e darkës, unë do të jem vetëm një email larg jush për t’iu ndihmuar. Ne mund t’ia nisim menjëherë nga puna ose ju mund të vendosni një datë të caktuar nëse për ju do të jetë më e përshtatshme. Kjo është paketa më e përhapur, dhe prindërit zakonisht zgjedhin këtë për t’i eleminuar fëmijëve të tyre edhe zakonet apo veset e këqija të gjumit, duke i mësuar ata që të flenë në mënyrë të pavarur dhe gjatë gjithë natës. Kështu, edhe prindërit do të munden të flenë pak më shumë si rezultat i trajnimit. Paketa 7 ditore fillon në ditën që ju do të merrni planin e personalizuar të fëmijës ose në datën që do të caktoni ju. Gjithashtu në këtë paketë keni të drejtën të shtoni edhe email-e shtesë në kohë të pacaktuar kundrejt një tarife tjetër. Por kjo do të jetë në dorën tuaj.


 

2-week-package-259-1-1

Paketa 2 Javore e Pa Limituar. Në këtë paketë ju do të përfitoni të gjitha përfitimet e Paketës 3, plus një javë shtesë. Kjo paketë është pak më e përshtatshme për bebat pak më të rritur ( 8 muajsh e sipër). Disa fëmijë janë “kokëfortë” dhe fëmijët pak më të mëdhenj mund të kenë nevojë për një trajnim pak më të gjatë se fëmijët e tjerë. Ndaj dhe paketa 2 javore mund të jetë më e përshtatshme për ta. Gjithashtu këtë paketë unë e rekomandoj edhe për prindërit të cilët duan të punojnë për gjumin e ditës dhe atë të natës, por të mos i bëjnë të dy në të njëjtën javë. Nëse keni binjakë kjo është një zgjidhje perfekte për të trajnuar të dy bebat tuaj. Juve do t’iu sigurohet i gjithë suporti dhe konsulenca e duhur gjatë gjithë këtyre dy javëve. Afati 14 ditor i paketës do të fillojë në ditën që ju do të merrni planin e gjumit, ose në një datë të cilën mund ta caktoni ju me dëshirën tuaj. Me këtë paketë do të keni mundësinë e disa emaile-ve pasuese shtesë për vazhdimësinë.


 

1-month-package-499-1

 

Paketa 30 Ditore Pa Limit. Kjo paketë është hartuar për bebat dhe vogëlushët pak më të mëdhenj të cilët kanë shumë zakone të këqija gjumi dhe për fëmijët që kanë një historik me gjumë të pakët. Kjo paketë zakonisht kërkohet nga prindërit të cilët e kanë provuar trajnimin e gjumit dhe nuk kanë patur sukses për shkak të personalitetit të fortë të fëmijës apo të të qarave të mëdha. Unë do t’iu ndihmoj të trajnojmë fëmijën më kokëfortë me këtë paketë 30 ditore. Do të keni mbështetjen time në çdo kohë gjatë këtyre 30 ditëve dhe afati i paketës do të fillojë që në çastin që ju vjen një email mirëseardhjeje nga unë. Nëse keni provuar gjithçka të mundshme me fëmijën tuaj dhe ai prapë ka probleme, atëherë kjo paketë është idealja për ju dhe familjen tuaj.

Por, kjo paketë gjumi gjithashtu është shumë e përshtatshme edhe për ata prindër që duan një proces të ngadaltë, gradual dhe të butë dhe se nuk e kanë problem të presin për të arritur rezultatet. Këshillohet në rastet kur dëshironi të kryeni edhe transferimin e fëmijës nga krevati i vogël ngjitur me atë tuajin në dhomën e tij personale dhe në krevatin e tij. Gjithashtu funksionon mirë edhe për prindërit që duan të trajnojnë binjakë apo më shumë fëmijë. Disa nga këto etapa kërkojnë një proces gradual dhe të avashtë nëse dëshironi që të eleminoni të qarën e fëmijës. Me pak fjalë nëse dëshironi të punoni në fusha të ndryshme të gjumit të të voglit tuaj, kjo paketë është një zgjedhje perfekte.

ticiana kushi CBE

like_us_on_facebook

ÇERTIFIKIMET E MIA.

certificatesjpg