Shërbime Laktacioni

WIC Logo Follow Your Heart

Jeni duke hasur vështirësi përgjatë Laktacionit? Gjidhënia e bebit tuaj nuk po shkon si duhet? Jeni të shqetësuara nëse keni mjaftueshëm sasi qumështi gjiri për të përmbushur nevojat e bebes tuaj?

Në këtë faqe do të gjeni të gjitha

Shërbimet e Laktacionit që ofrohen nga “Bota e Bebave” si më poshtë:

KONSULTA NË STUDIO.

1000 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR BLLOKIMIN E QUMËSHTIT (JU KA MBLEDHUR GJIRI).

(Hartimi i një plani të detajuar se si duhet të veprojë një nënë e cila ka mbledhje/bllokim të qumështit disa ditë pas lindjes së bebit. Gjiri ndjehet plotë, i fortë, duken damarët e gjakut por nëna nuk shfaq temperaturë apo simptoma të tjera.)

1500 lek


PLAN VEPRIMI PËR BEBAT TË CILËT BËJNË KONFUZIONIN E THITHËS.

(Ky plan është për ata beba të cilët pasi janë prezantuar me beberonin dhe kanë pirë disa herë prej tij, bëjnë preferencë dhe nuk dëshirojnë të pijnë në gji por grinden dhe largohen prej gjirit. Plani bën të mundur kthimin e foshnjes drejt gjirit.)

2000 lek


 

THITHAT E SHESHTA TË GJIRIT OSE TË FUTURA PËR BRENDA.

(Thithat e sheshta apo të futura nga brenda nuk nënkuptojnë se nëna nuk mundet ta ushqejë me gji fëmijën e saj. Përkundrazi nëpërmjet një plani të mirëdetajuar nëna mund të ketë një gjidhënie tepër të sukseshme).

2000 lek


 

PLAN VEPRIMI “SI TË LARGOJMË BEBEN NGA MBUROJAT E SILIKONIT”.

(Ky plan u shërben nënave të cilat deri më tani i kanë ushqyer bebet e tyre me mburoja silikoni në gji. Nëpërmjet planit hap pas hapi ju do të bëni të mundur largimin e përdorimit të mburojave dhe vendosjen e bebes direkte në gji.)

1500 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR FOSHNJAT E GRINDURA/ REFLUKS I MUNDSHËM.

( Ky plan aplikohet tek foshnjat të cilat duken shumë të grindura nga dhimbjet e barkut, shtrëngojnë duart, mbledhin këmbët, nuk kalojnë dot gazrat. Plani përmban edhe metoda si të zgjoni një bebe të përgjumur).

2000 lek


 

THITHAT E DËMTUARA, TË ÇARRA. MËNYRA E TRAJTIMIT DHE PLANI I VEPRIMIT PËR FOSHNJEN.

( Shërben për ato nëna të cilat mund të jenë në fillimet e gjidhënies dhe po hasin vështirësi me vënien e bebit në gji, kanë thitha të dëmtuara dhe dhimbje të forta. Plani përveç shërimit të nënës përmban dhe mënyrën se si do të veprohet për ushqyerjen e bebes.)

2000 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR BEBAT QË NUK PRANOJNË BEBERONA.

( Janë disa beba të cilët janë tepër të lidhur me gjirin e nënës dhe nuk pranojnë në asnjë mënyrë beberonat. Nëse nënat duhet të shkëputen për punë apo arsye të tjera ky plan bën të mundur vendosjen e beberonit tek një bebe që nuk e preferon atë.)

1500 lek


 

RRITJA E SASISË SË QUMËSHTIT TEK NËNAT.

(Një plan i detajuar me çdo veprim dhe proçedurë që duhet të ndjekë një nënë në mënyrë që të rrisë sasinë e saj të qumështit duke hequr suplementet shtesë tek bebi dhe duke i ofruar fëmijës vetëm gji.)

2500 lek


 

PROBLEME ME LËSHIMIN/RRJEDHJEN E QUMËSHTIT (LET DOWN REFLEX).

(Nëse nëna has probleme me lëshimin/rrjedhjen e qumështit dhe vë re se bebi është i grindur derisa të vijë qumështi ky plan do të bëjë të mundur një sërë teknikash me të cilat nëna do të mundet të përshpejtojë rrjedhjen e saj të qumështit nga gjiri.)

1000 lek


 

INDUKTIMI I LAKTACIONIT PËR NËNAT QË ADOPTOJNË NJË BEBE OSE QË DËSHIROJNË TË RIKTHEJNË GJIRIN PASI E KANË NDALUAR ATË.

( Ky është një plan, i cili aplikohet për ato nëna të cilat edhe pse nuk kanë lindur fëmijë vet, adoptojnë një bebe dhe dëshirojnë që ta ushqejnë atë me qumështin e tyre,ose për ato nëna të cilat për arsye të ndryshme janë penduar qe i kanë hequr gjirin bebes dhe duan t’a rikthejnë përsëri për një mundësi të dytë)

5000 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR NËNAT QË NUK KANË MJAFTUESHMËRI TË GJËNDRAVE TË GJIRIT.

( Ky plan përmban teknika dhe mënyra specifike veprimi për ato nëna të cilat kanë anomali në strukturën e formimit të gjirit të tyre; areola më të mëdha se gjoksi, gjiri tubular, vena të dukshme dhe të shtuara në gji, areola tepër të errëta, gjinjtë jo-simetrik, gjinjtë me hapësirë të madhe midis tyre etj.)

3500 lek


PLAN PËR USHQYERJEN E FOSHNJAVE ME NIVELE TË LARTA TË BILIRUBINËS (IKTER, VERDHËZA).

( Ky plan i jep një nëne, në mënyrë të detajuar, gjithë mënyrën se si ajo duhet të veprojë me ushqyerjen e fëmijës së saj nëse bebja ka nivele të larta të bilirubinës dhe ndodhet nën trajtimet me FOTO-TERAPI.)

3000 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR NËNAT QË KANË ZHVILLUAR MASTIT.

( Nëse një nënë zhvillon mastit trajtimi i saj duhet të jetë i menjëhershëm pasi mastiti i rëndë mund të çojë në dëmtime të përhershme të gjëndrave të gjirit dhe nëna mund të mos ketë më të njëjtën sasi qumështi tek gjiri i prekur.)

2500 lek


 

SI TË RREGULLONI MBIPRODHIMIN E FURNIZIMIT ME QUMËSHT.

( Këtu do të gjeni mënyrat dhe teknikat e duhura se si duhet të rregulloni mbiprodhimin e qumështit të gjirit dhe të balanconi nivelet hormonale të Prolaktinës.)

1500 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR USHQYERJEN E NJË FOSHNJE TË LINDUR PREMATURE, KUR FOSHNJA ËSHTË KTHYER NË SHTËPI.

(Nëse keni një bebe të lindur prematurë (para kohe) dhe ju e keni sjellë beben në shtëpi një rutinë e detajuar me mënyrën e ushqyerjes së foshnjes do të bëjë të mundur që bebja juaj të marrë gjithë përkujdesjen e nevojshme për t’u rritur i/e shëndetshme.)

3000 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR USHQYERJEN E NJË FOSHNJE TË LINDUR PREMATURË, I CILI ËSHTË AKOMA NË SPITAL.

(Këtu do të përfitoni një plan veprimi ku nëna duhet të dijë ekzaktësisht se si dhe me çfarë sasie qumështi duhet ta ushqejë beben e saj ndërkohë që ndodhen në spital. Plani përfshin gjithashtu edhe mënyrën se si do të kujdeset nëna për gjirin dhe laktacionin në mënyrë që të mos dëmtojë furnizimin e saj me qumësht, por ta shtojë atë në bazë të nevojave të shumta që do të ketë bebi.)

3000 lek


 

KONSULTA PRENATALE MBI GJIDHËNIEN.

( Kjo paketë përmban të gjithë informacionin e nevojshëm që një nënë duhet të ketë pasi të sjellë në jetë beben e saj. Këshilla për ditën e parë të lindjes dhe për problemet e mundshme që mund të ndodhin.)

2000 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR BEBAT QË SHTOJNË PAK NË PESHË.

(Nëse bebi juaj ushqehet me gji por shton pak në peshë ky plan do t’iu tregojë rrugën e duhur se si duhet të veproni për të rritur peshën e bebes tuaj pa shtuar ushqime apo qumësht artificial në dietën e tij/saj.)

2500 lek


 

PLAN VEPRIMI NËSE NËNA OPEROHET GJATË KOHËS SË LAKTACIONIT.

(Nëse nëna vuan nga një sëmundje apo i duhet të kryejë një operacion të papritur me këtë plan veprimi nëna do të dijë si të veprojë në mënyrë specifike që të mos i ndalojë gjirin fëmijës por të kujdeset dhe t’i rikthehet përsëri gjidhënies në mënyrën e duhur.)

1500 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR NËNAT DHE BEBAT ME SIMPTOMA MYKU.

(Nëse ju apo bebi juaj ka zhvilluar myk duhet të keni patjetër një plan veprimi të detajuar mbi menaxhimin e kësaj situate dhe shërimin tuaj sa më të shpejtë.)

2500 lek


PLAN VEPRIMI PËR THITHAT ME VASOZPAZËM.

(Nëse nëna, përgjatë gjidhënies së saj, vuan nga vasozpazma/ zbardhja e thithës së gjirit dhe dhimbja e fortë e saj për shkak të mosqarkullimit të gjakut atëherë ky plan i detajuar do t’i tregojë asaj mënyrën e duhur se si duhet ta trajtojë këtë problem.)

2000 lek


 

LARGIMI I FOSHNJËS NGA GJIRI DHE THARJA E FURNIZIMIT ME QUMËSHT.

( Teknikat dhe rruga e duhur që duhet të ndjeki një nënë nëse ajo dëshiron që t’i heqë gjirin fëmijës së saj në mënyrën më të lehtë dhe të padhimbshme.)

1500 lek


 

PLAN VEPRIMI PËR GJIDHËNIEN GJATË KOHËS KUR NËNA ËSHTË NË MARRËDHËNIE PUNE.

(Nëse jeni në marrëdhënie pune ose nëse dëshironi të shkoni diku për shumë kohë ky plan veprimi do t’iu tregojë ekzaktësisht si të veproni me ushqyerjen e fëmijës me gji dhe si të mbani në nivelet e duhura furnizimin tuaj me qumësht.)

1500 lek


 

Kur mund të kërkoni ndihmën e një Specialisti Laktacioni?

Ju mund të kërkoni ndihmë nëse:

  • Ju dhe /ose fëmija juaj jeni duke hasur vështirësi me gjidhënien.
  • Gjinjtë ose thithat tuaja janë të lënduara/çarra.
  • Fëmija juaj nuk po shton mirë në peshë.
  • Ju jeni e shqetësuar për mënyrën se si fëmija juaj vepron gjatë apo pas ushqyerjes me gji.
  • Jeni të shqetësuara nëse keni mjaftueshëm sasi qumështi gjiri për të përmbushur nevojat e bebes tuaj
  • Ndjeni probleme të ndryshme në gji si: enjtje, bllokim të qumështit, dalja e një gjendre gjatë laktacionit apo rastet e mastitit.

Një Konsulent Laktacioni mund :

  • T’iu shpjegojë se çfarë është duke e shkaktuar problemin tuaj.
  • Ju sugjeron zgjidhje për t’iu ndihmuar në korrigjimin e një problemi.
  • Punon ngushtësisht me ju për të vendosur mbi një plan veprimi.
  • Ju sygjeron mbi pajisjet apo mjetet e laktacionit që mund t’iu vijnë në ndihmë.
  • Ju jep udhëzime dhe një plan të detajuar me shkrim që ju ta merrni në shtëpi.
  • Ju tregon mënyrën se si do të kontaktoni përsëri në qoftë se ju keni pyetje apo më shumë probleme pasi të keni shkuar në shtëpi.
  • Ju tregon se kur duhet të shkoni për një rikontroll.

Ju mund t’i telefononi një Specialisti Laktacioni në qoftë se:

  • Një problem nuk ju duket se po shërohet
  • Nëse del një problem tjetër gjatë rrugës.
  • Ju nuk mund të aplikoni dot planin që keni caktuar bashkë me Specialistin e Laktacionit.
  • Ju keni pyetje që mund t’iu dalin rrugës dhe shumë të tjera.

 

ÇERTIFIKIMET E MIA.

certificatesjpg