A ka nevojë bebi të zgjohet për të pirë?

7768

A ka nevojë bebi të zgjohet për të pirë?

ThinkstockPhotos-468731799

Të sapolindurit e kanë stomakun të vogël dhe kështu ata kanë nevojë për t’u ushqyer shpesh. Për shembull, në ditët e para të jetës të porsalindurit e kanë stomakun sa një gogël. Ditën e 10-të ai është në madhësinë e një topi ping pong-u. Me kalimin e ditëve, stomaku i tyre është në madhësinë e grushtit të tyre. Ushqyerja e shpeshtë në javët e para ju ndihmon që të siguroni një furnizim të mirë të qumështit tuaj.

Për shkak se qumështi i gjirit është lehtësisht i tretshëm, është e zakonshme për foshnjat me gji të ushqehen 8-12 herë në një periudhë 24-orëshe. Kjo zakonisht do të thotë që fëmija juaj do të dojë gji mesatarisht çdo 2-3 orë gjatë tërë kohës (ditën dhe natën), me ndoshta një shtrirje më të gjatë (p.sh. deri në rreth 5 orë) në mesnatë. Gjatësinë e kohës mes ushyerjes mund të ndryshojë shumë nga fëmija në fëmijë. Koha midis ushqimeve matet nga fillimi i ushqimit të kaluar, jo në fund. Të sapolindurit priren të kenë çdo ditë periudha ku dëshirojnë të pijnë shumë dhe shumë shpesh për disa orë (cluster feeds). Shpesh këto grumbuj ushqimi ndiqen nga periudha me një shtrirje më të gjatë të gjumit.

Në shumicën e rasteve të sapolindurit lulëzojnë kur zgjohen me dëshirë për ushqim dhe kështu ata marrin të gjithë qumështin për të cilin kanë nevojë. Ushqejeni fëmijën tuaj kur ai t’iu tregojë shenja të hershme të të ushqyerit, pasi kështu mund ta ndihmoni atë të ushqehet më mirë: shih artikullin “shenjat e urisë tek bebat”.

Megjithatë, ka disa arsye pse një porsalindur mund të jetë më i përgjumur. Është e nevojshme ta zgjoni fëmijën për të pirë që të siguroheni se ai merr qumështin për të cilin ka nevojë. Disa nga arsyet pse bebi mund të jetë i përgjumur më shumë nga sa duhet janë mjekësore (p.sh. verdhëza, infeksion, probleme me zemrën), ose ndoshta, medikamentet e përdorura për lehtësimin e dhimbjeve gjatë lindjes janë duke ndikuar ende tek fëmija. Është e rëndësishme që të këshilloheni me mjekun e bebit në këto situata.

Shenjat për ushqim mund të jenë të vështira për t’u parë në një fëmijë të përgjumur kështu që është e rëndësishme ta mbani fëmijën tuaj afër me ju në mnëyrë që të mësoni shenjat e tij.

Ka shumë mënyra për të kuptuar nëse fëmija juaj është duke marrë mjaftueshëm qumësht. Shih artikullin ” A është duke marrë fëmija im mjaftueshëm qumësht gjiri?” për informacion të mëtejshëm.

460143293-skin-to-skin-breastfeeding

Nëse keni nevojë të zgjoni fëmijën tuaj për ta ushqyer atë, më poshtë janë disa këshilla:

  • Ndryshoni pelenat e bebes suaj.
  • Jepini gji në një pozicion të ndryshëm p.sh. disa nëna e gjejnë pozicionin ndër krahë si ndihmues për ta mbajtur fëmijën zgjuar.
  • Zhvisheni fëmijën tuaj deri në pelena dhe vendoseni atë në kraharorin tuaj me sa më shumë kontakt lëkurë-më-lëkurë mes jush që të të jetë e mundur.
  • Bëjini fëmijës tuaj një dush të ngrohtë.
  • Bisedoni me të dhe bëni kontaktin me sy.
  • Vendoseni fëmijën në prehërin tuaj me këmbët e tij pranë bark tuaj dhe kokën në gjunjë. Butësisht mbështeteni fëmijën tuaj, ngrijeni atë në një pozitë të ulur, sikur të bënit një ‘ulje-ngritje’. Përsëriteni disa herë.
  • Butësisht masazhojini shpinën me mocione rrethore.
  • Ledhatojini këmbët dhe duart.

Bebet mund të pijnë gji edhe kur nuk janë plotësisht të zgjuar. Pasi fëmija juaj të jetë ushqyer, disa nga idetë e mësipërme mund të përdoren edhe për të mbajtur bebin zgjuar dhe të ushqyer. Përveç kësaj, kjo mund të ndihmojë për të kaluar nga njëri gji në tjetrin çdo herë që fëmija juaj ngadalëson thithjen dhe fillon të bëni një sy gjumë. Merreni bebin, mbajeni të gromësijë atë dhe zgjoheni përsëri për të filluar në anën tjetër.

Edhe në qoftë se ju keni një të porsalindur të përgjumur që ka nevojë të zgjohet për të pirë në javët e para, kjo do të ndryshojë me kalimin e ditëve. Së shpejti ju do të jeni në gjendje të relaksoheni dhe fëmija juaj do të vendosë modelin e vet individual të të ushqyerit.