A është fëmija im më i përgjumur sa duhet?

2444

A është fëmija im më i përgjumur sa duhet?

Duket sikur fëmija im fle gjatë gjithë kohës. A është kjo diçka shqetësuese?

Mikeshat tuaja të cilave u mungon gjumi me fëmijët e tyre mund të mendojnë se ju jeni e çmendur, por është normale për prindërit e rinj që të habiten nga sa gjumë flejnë foshnjat e tyre. Në mënyrë tipike, varion nga 16 orë në ditë, e deri në18 apo 20 për një të porsalindur. Në muajt e parë ju duhet ta zgjoni fëmijën tuaj për ta ushqyer atë, dhe disa foshnja ndodh që të jenë më të vështirë për t’u zgjuar se të tjerët. Për sa kohë që fëmija ushqyehet mirë dhe urinon apo defekon mjaftueshëm (I sapolinduri duhet të lagi të paktën 8 pelena në ditë, foshnjat më të rritura që flenë gjatë natës duhet të lagin të paktën 4 pelena), kjo nuk është një arsye për t’u shqetësuar.

1 (22)Nëse ju kuptoni se fëmija juaj nuk do të zgjohet për t’u ushqyer, ose në qoftë se ai gjithashtu ka temperaturë, thërrisni pediatrin tuaj. Në dy muajt e parë të jetës së foshnjës, një temperaturë prej 38 gradësh ose më e lartë mund të jetë një shenjë e një infeksioni shumë serioz dhe duhet të kontrollohet menjëherë. Në qoftë se foshnja është më i madh se 2 muajsh, kjo është më pak për t’u shqetësuar, por ende është e vlefshme vizita e një mjeku.

Nëse çdo gjë nga shëndeti është Ok por thjesht fëmija juaj është gjumash atëherë po ju tregojmë disa hile se si ta zgjoni beben për ta ushqyer atë.

Provoni këto:

  • Zhvisheni fëmijën. Ndonjëherë thjesht duhet pak më pak rehati për ta bërë fëmijën tuaj të zgjohet nga gjumi. Hiqjani batanijen më të cilën e keni mbështjellë dhe nëse akoma nuk zgjohet zhvisheni beben në pelena. Ndonjëherë mund të nevojitet thjesht ambient pak më i freskët për ta bërë beben të hapë sytë.
  • Ndryshojini pelenën. Një rifreskim i bebes me ujë (dhe një letër e lagur në të ndenjurat e tij!) mund të jetë gjithçka që fëmija juaj mund të dojë për t’u zgjuar.
  • Një dush me sfungjer. Një dush i butë me sfungjer me ujë të ngrohtë mund të zgjojë fëmijën tuaj gjithashtu.

Bebet kanë tendencë të fjenë pak e më pak gjatë disa muajve të parë dhe të rrisin sasinë e kohës që ata qëndrojnë zgjuar gjatë ditës. Ndërkohë, ju mund të përfitoni nga koha shtesë për të dremitur gjatë ditës gjithashtu. Pse jo?