A është e vërtetë se gjidhënia ndikon në humbjen e peshës së shtatzënisë?

2770

Ju do të keni nevojë për pak më shumë kalori nëse ushqeni fëmijën tuaj me gji. Ju do të keni nevojë për rreth 330 kalori shtesë në ditë për të pasur energji për të prodhuar qumësht. Megjithatë, disa nga këto nevoja shtesë për energji do të plotësohen nga depozitat ekzistuese të yndyrës së trupit tuaj.

Kjo do të thotë se ushqyerja me gji mund t’ju ndihmojë të humbni peshë nëse ju shmangni marrjen e kalorive shtesë që kërkohen për ushqyerjen me gji, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke qëndruar aktiv. Ushqyerja me gji madje mund t’ju ndihmojë të mbani peshën tuaj në afat më të gjatë.

Është më e sigurt që ju këtë peshë ta humbisni gradualisht thjesht duke ushqyer fëmijën me gji. Humbja mes 0.5kg dhe 1kg në javë nuk ndikon në cilësinë ose furnizimin e qumështit tuaj, apo rritjen e foshnjës.