A është e dëmshme të konsumosh vezë gjatë shtatzënisë?

2171

Vezët janë burim i vlerave të mrekullueshme ushqimore. Ato përmbajnë yndyrna, minerale, proteina ,vitaminat A dhe D të cilat janë të nevojshme për gratë shtatzëna. Ky artikull ju ndihmon të kuptoni nëse është e sigurtë për ju të konsumoni vezë gjatë shtatzënisë.

Përfitimet e konsumimit të vezëve gjatë shtatzënisë.

  1. E pasur në proteina.

Vezët përmbajnë sasinë e duhur të proteinave që duhen për rritjen e fetusit. Çdo qelizë e zhvillimit të fetusit është e përbërë nga proteina. Konsumimi i vezëve në sasinë e duhur do t’ju ndihmojë të keni një bebe të shëndetshme.

  1. Zhvillimi i trurit.

Vezët përmbajnë acidin yndyror Omega 3 dhe kolinë të cilat jane esenciale për zhvilimin e trurit dhe rritjen e përgjithshme. Gjithashtu parandalon zhvillimin e deformimeve neurale/nervore tek fëmijët.

  1. Rregullon kolesterolin.

Nëse niveli i kolesterolit në gjak është normal, mund të konsumoni një ose dy vezë në ditë, për të balancuar nivelin e yndyrnave në trup. Nëse niveli i kolesterolit është shumë i lartë, duhet të shmangni konsumimin e të kuqes së vezës gjatë shtatzënisë.

  1. Kaloritë.

Vezët përmbajnë rreth 70 kalori, të cilat ndihmojnë për të përmbushur një pjesë të kërkesës ditore për gratë shtatzëna. Ato duhet të konsumojnë 600-700 kalori plus në ditë për të ushqyer trupin e tyre dhe beben njëkohësisht.

A ka ndonjë rrezik në lidhje me vezët?

Përveç përfitimeve vezët mund të shoqërohen edhe me risqe.

Helmimi nga bakteri salmonella.

Vezët përmbajnë bakterin salmonella. Gjatë shtatzënisë duhet t’i gatuani vezët deri sa e bardha dhe e verdha e saj të ngurtësohen. Kështu vriten bakteret dhe vezët janë të sigurta për t’u ngrënë.

Helmimi nga bakteri salmonella nuk e dëmton fëmijën tuaj, por shkakton tek ju:

  • Dhimbje barku
  • Diarre
  • Temperaturë të lartë
  • Dhimbje koke

Ndaj duhet të tregoni kujdes për mënyrën se si i konsumoni ato.