A duhet të ketë fëmija orare të përcaktuara gjumi gjatë ditës?

A duhet të ketë bebi një rutinë për dremitjet e ditës apo duhet të flejë çdo herë që ndihet i lodhur?

E gjitha varet nga mosha e foshnjës.

Përpara moshës 4 muajsh, fëmija ka nevojë për një sasi të jashtëzakonshme gjumi, deri në 20 orë në ditë. Disa foshnje mund të qëndrojnë zgjuar për vetëm një orë dhe dita e tyre është më tepër si një cikël zgjimesh dhe gjumi, në krahasim me një rutinë strikte.

Pas 4 muajsh, fëmija është neurologjikisht i aftë për të dalluar natën dhe ditën, duke fjetur kështu rreth 11 – 12 orë në natë dhe të ndajë gjumin e tij gjatë ditës në 3 dremitje të cilat në total arrijnë 3- 4 orë (deri në rreth 6 muaj) dhe pastaj dy dremitje me një total prej 3,5 orësh (deri në rreth 12 muaj). Në këtë pikë, fëmija duhet të vendosë një orar më të parashikueshëm dhe më të themeluar gjumi.

Cooper-2_compressedFëmija duhet të mësojë të flejë i pavarur dhe mundësisht në dhomën e tij pas moshës 4-6 muajsh.

Kjo do ta ndihmojë të bëjë gjumë të qetë, të thellë dhe të patrazuar. Gjithashtu ju nuk do të keni një fëmijë të grindur dhe tekanjoz kur të zgjoheni në mëngjes. Gjumi është komponenti i dytë më i rëndësishëm (pas ushqimit) për rritjen dhe zhvillimin normal fizik dhe psikologjik të fëmijës.

Përgjithësisht kjo është koha më e mirë ku ekpertët dhe pediatrët e fëmijve rekomandojnë vendosjen e një rutine të konsoliduar gjumi nëpërmjet trajnimit të gjumit për beba, nëse bebi juaj shfaq problem me vendosje dhe qëndrimin në gjumë.

Disa prindër, të cilët fillimisht nuk i pëlqejnë oraret, por thonë se mund ta provojnë këtë gjë, në fund të trajnimin janë ndjerë të çliruar dhe më pas e kanë vlersuar trajnimin e fëmijës së tyre si një domososhmëri për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme familjare si në raportin prind-fëmijë ashtu edhe në raportin në çift mes bashkëshortëve.

Përveç përfitimeve shëndetësorë që merr fëmija i tyre ,ata përfitojnë edhe më shumë hapësirë për t’u kujdesur për veten dhe partnerin. Askush nga ne nuk mund ta mohojë që pagjumësia na bën të ndihemi të përgjumur, jo fort në humor për të përballuar ditën dhe shpesh herë edhe nervozë. Të njëjtën gjë ndjen edhe bebja juaj nëse nuk ri-furnizon bateritë e tij/saj për ditën në vazhdim. Me plotësimin e nevojave për gjumë fëmija përfiton një shëndet të plotë, ju mund të hani një drekë të qetë, të lexoni një libër, të pushoni pak apo të bëni dushin e shumëdëshiruar nga çdo nënë.

Për të parë sesi ndikon gjumi dhe se çfarë rëndësie fondamentale ka për zhvillimin e mirë të foshnjave klikoni këtu.

Nëse fëmija juaj vazhdon të ketë probleme me gjumin apo nëse dëshironi t’i vendosni atij një rutinë për dremitjet e ditës dhe gjumin e natës klikoni këtu.

ticiana kushi CBEUntitled