mad_mommy_thumb_compressed

Dashuria për fëmijët fillon shumë kohë më përpara se ju të bëheni nënë. Në shumë raste ju mund të keni qeshur me kujdesin e tepërt që mund të tregojë një nënë mbi fëmijën e saj, por në çastin kur ju e përjetoni vetë mëmësinë gjërat ndryshojnë.

A jeni ju njëra nga këto nëna? Më poshtë po ju tregojmë 9 shenja të pagabueshme:

  1. Ju keni kërkuar informacione nëpërmjet internetit për prindërit e çdo fëmije që është në klasë me fëmijën tuaj. Nuk ka rëndësi se sa i vogël është komuniteti juaj dhe nëse të gjithë i njohin banorët e lagjes. Thashethemet e qytetit mund të kenë humbur diçka. Dhe një kërkim i shpejtë në internet për të parë ndonjë histori kriminale nuk do të dëmtojë askënd … kështu?
  1. Ju zotëroni dhe përdorni letra për të fshirë biberonin. Ju e bëni këtë gjë pasi lani kapen/dumin me ujë të nxehtë dhe sapun organik, pa aromë. Ju betoheni se nuk do ta bëni këtë gjë me fëmijën tuaj të dytë, por ju rezervoni të drejtën për të qenë maniake mbi mikrobet dhe biberonin tek fëmija juaj i parë.
  1. Ju lejoni fëmijën tuaj 10-vjeçar të shkojë i vetëm në shtëpinë e fqinjit. Por vetëm për shkak se ju mund të shihni të gjithë rrugën deri në shtëpinë e tyre nga dritarja e kuzhinës tuaj.
  1. Ju bëni, listën e ditës. Ju e dini se për çfarë jemi duke folur këtu. Jemi duke folur për listën e aktiviteteve që fillojnë nga ora 8 e mëngjesit dhe deri kur të vini ju në shtëpi. Ju i përmendni dados listën e gjërave që do të bëjë, edhe pse ju e dini se asgjë nuk do të shkojë në bazë të listës, kur ju mos të jeni në shtëpi.
  1. Ju e keni dadon nën mbikëqyrje. Përkundër referimit personal dhe kontrollit nga jashtë që i bëni, ju keni instaluar kamera për dadon (ose rrini netë pa gjumë duke u përpjekur të punoni për t’i blerë ato). Ajo mund të jetë e trajnuar dhe drita e syve të birit tënd, por ajo nuk është që ju!
  1. Ju mezi keni besim tek vetë prindërit tuaj për t’u kujdesur për fëmijët tuaj. Kanë kaluar dekada që kur ata kanë pasur vetë fëmijë! Kështu që ju i ftoni ata për të mbajtur fëmijën vetëm kur ju jeni absolutisht të dëshpëruar. Dhe për vjehrrat? S’ka shance.
  1. Ju planifikoni një “ditë në plazh” ashtu siç planifikojnë njerëzit një javë gjatë pushimeve. Ju keni marrë kremin me SPF 50+, ushqime organike, peshqira shtesë, kapele dielli, tendë plazhi, karburanti plot në makinë, para ekstra, pudër bebi për hequr rërën nga fëmija, dhe ujë mjaftueshëm sa për një ushtri. Një orë në oborrin e shtëpisë do të ishte më pak stresuese se kjo.
  1. Ju ndaluat së pari filmin “Anatomia e Grey-t” kur keni qenë shtatzënë. Ju thjesht nuk mundeshit të përballonit stresin.
  1. Shoku më i mirë i një nëne është praktikisht një klon. Duke sjellë në mendje bisedat mbi mikrobet, abuzuesit seksualë, lidhjet e flokëve, prangat, qumështi i gjirit, raportet me konsumin e verës, skuqjet dhe puçrat në trupin e fëmijës e shumë të tjera. Dhe prapë ju mund të mësoni diçka të re!