6 Zakonet dhe Traditat e mesjetës mbi foshnjet.

2039

infant-baptism-middle-ages-547x500_compressed

1- Foshnjet në të gjithë botën kanë qenë të stolisur me varëse, byzylyk, dhe nuska për të shmangur syrin e keq. Disa veshje të të miturve dekoroheshin me numra tek, (të cilat janë menduar të ketë kompetenca mbrojtëse), forma e Gjysmë hënës, yjet me pesë pika, qelibaret, rruaza të kuqe, imazhe tigrash etj.

2- Në shoqëritë evropiane dhe amerikane, korali është përdorur shpesh si një ndihmë gjatë daljes së dhëmbëve apo në lodrat për foshnjat, por funksioni i saj i vërtetë ishte për të vepruar si një element mbrojtës në luftën kundër së keqes. Ajo është përdorur në mënyrë specifike për bijtë e parë të lindur. Njohur që nga kohërat e lashta, grekët besonin se korali ishte rritur nga gjaku i shtrigës, Medusa.

3- Në Evropë dhe Amerikë në shekullin e 18-të, ishte traditë që një i porsalindur të lahej dhe pastaj të gërryhej/fërkohej me kripë. Ai do të pastrohej nga mekonium-i (feçja e parë e bebes) me një shurup ilaç që shkaktonte të vjella, me vaj bajame, vaj kastori, apo ndonjë gjë tjetër që mund të kishte mamia, duke përfshirë këtu edhe verë apo whisky.

4- Në disa pjesë të Anglisë, koka e të porsalindurit lahej në rum për fat. Ishte e zakonshme në të gjithë Europën që një të mituri t’i jepej pak gjalpë dhe pak sheqer për të treguar shpresën që fëmija të kishte pasuri në të ardhmen.

5- Tradicionalisht këmisha, e cila nganjëherë mbulonte dhe kokën e një foshnje, çmohej shumë dhe kreditohej si objekt me fuqi magjike.

6- Tradicionalisht, gjatësia e kërthizës së prerë të bebit mendohej se parashikonte gjatësinë e ardhshme të penisit të bebit.