1368302208556397163baby girl sleeping-256-hiNëse dëshironi që bebja juaj të ketë një gjumë të shëndetshëm dhe të qetë mundohuni të mos i bëni kurrë këto gabime:

  1. Mos vendosja e një orari.

Të sapolindurit kanë një stomak të vogël dhe nuk mund të qëndrojnë gjatë pa pirë gji ndaj në këtë moshë unë nuk do të këshilloja vendosjen e një rregjimi strikt, sepse ju mund të ndërhyni në sasinë e prodhimit të qumështit të gjirit. Deri në 6 javë bebi juaj ka nevojë të ushqehet shumë shpesh në mënyrë që ju të keni një furnizim adeguat me qumësht për të përmbushur gjithë nevojat e bebes tuaj.

Por rreth moshës 3 muajsh bebi juaj duhet të ketë patjetër një orar të vendosur gjumi dhe përpiquni të mos i tejkaloni oraret e gjumit pasi fëmija juaj do të mbilodhet dhe atëherë do ta ketë shumë më të vështirë për të rënë dhe për të qëndruar në gjumë.

  1. Fjetja e bebes jashtë krevatit të tij.

Fëmija juaj ka nevojë të mësojë se duhet të flejë në krevatin e tij. Nëse ju e lejoni beben të bjerë në gjumë në duar ose në karrocë apo ku të ndodheni bebi do të presë të bëjë po të njëjtën gjë sa herë t’i vijë gjumi. Fëmija ka krevatin e tij personal ku duhet të flejë gjumë ashtu siç fle çdo i rritur. Kështu, bebi do të mësojë të flejë për më gjatë në kohë pa u shqetësuar nga zhurmat e çastit apo stimuluesit e jashtëm.

  1. Vendosja e bebes në gjumë në orët e vona të natës.

Ka një ligj të çuditshëm të kundërt që funksionon me foshnjat ose vogëlushët. Bebat nuk janë programuar për të qëndruar zgjuar vonë. Përkundrazi sa më shpejt të flenë në darkë aq më shumë gjumë do të bëj një bebe. Këtu ndodh gabimi më i madh që bëjnë prindërit. Duke menduar se bebi do të lodhet dhe do të flejë më mirë ata janë duke e tej lodhur beben e tyre dhe duke e rraskapitur aq shumë sa bebi nuk mund të gjejë më qetësi dhe rehati për të rënë në gjumë. Ora më e mirë për gjumë është ora 6:30 – 8:30 e darkës. Kështu bebi ka kohë mjaftueshëm për të kryer 12 orë gjumë nate.

  1. Lënia e sendeve/robeve në krevatin e bebes tuaj.

Normalisht të rritësh një fëmijë nuk është e lehtë dhe për këtë ju më kuptoni shumë mirë. Ndërrimi shumë herë në ditë i pelenave, napat e bebit për gromësitje, robet apo llojet e ndryshme të batanijeve mblidhen dhe mund të përfundojnë tek krevati I  bebes tuaj. Por mos e lejoni këtë rrezik të madh të kanosë jetën e bebes tuaj. Ju mund t’i vendosni të gjitha këto në një kosh të madh jashtë krevatit të bebit. Asnjëherë nuk i dihet si mund të reagojë bebi ndaj një batanije apo robe që mund t’i ketë penguar fytyrën apo frymëmarrjen.

  1. Mos e vendosni beben në gjumë të urritur.

Ose, në qoftë se jo të uritur, të paushqyer mjaftueshëm. Të ushqyerit e natës është vendimtar për të bërë që fëmija tuaj të flejë me orë të zgjatura. Në kohën e ngrënies, jepini bebes tuaja ushqime të ngurta si drithëra me lëng perimesh ose me qumësht. Mos mendoni se një kos me fruta mund të mbaj beben gjithë natën për 12 orë të mirëushqyer.

Përpara se të shkoni në krevat ju mund t’i ofroni bebes tuaj një beberon me qumësht të ngrohtë ose gjirin nëse ai është më i vogël në mënyrë që bebi të marrë gjithë lëngjet e nevojshme për të shuar etjen e tij përpara gjumit.

6. Fjetja e bebes në krevatin tuaj të gjumit.

Oh, menduat se do t’ia hidhnit paq me këtë??? Janë disa mënyra fjetjeje me bebin të cilat mund të kthehen në vese. Ndarja e një dhome me foshnjen, por jo e një krevati me të rekomandohet nga pediatrët, sepse ju lejon juve të monitoroni beben ndërkohë që ai fle gjatë natës.

Lloji shqetësues është ai i ndarjes së shtratit me fëmijën, pra kur fëmija juaj fle në të njëjtin shtrat me prindërit. Nuk absolutisht e sigurt që një fëmijë i vogël të flejë gjumë me shumë jastëkë, batanije të lirshme, dhe me 1-2 prindër të rraskapitur. Për më tepër, kjo praktikë prish gjumin tuaj dhe atë të bebes pasi secili nga ju me zhurmat që krijon i prish ciklin e gjumit foshnjes.

Mënyra më e mirë është që, të paktën në moshën 6 muajsh bebi të flejë në dhomën e tij personale nëse ka një të tillë.

Përfundimi: Përmirësimi i Zakoneve të gjumit të bebes.

Mos u ndjeni keq nëse bebja juaj ka 1 ose 2 zakone të këqija gjumi. Askush nuk është perfekt. Por fakti që ju tashmë jeni duke lexuar këtë artikull tregon se ju jeni në dijeni të gabimeve që keni bërë dhe jeni duke kërkuar ndihmë për t’i përmirësuar ato.

Hulumtimet e fundit për ndërhyrjen e Trajnimeve Të Gjumit tek fëmijët tregojnë se trajnimi ka përfitime: 1- afatshkurtër (fëmijën dhe prindin që fle më gjatë) dhe 2- afatgjatë (redukton depresionin e nënës), por nuk ka asnjëherë dëme afatgjata. Ju nuk keni asgjë për të humbur nëse e provoni atë!

bb 1

Filloni nga sonte. Sa më shpejt t’i largoni këto zakone të këqija, aq më shpejt fëmija juaj do të ketë një gjumë të gjatë e më të qëndrueshëm gjatë natës.

Përfitoni Paketën tuaj të Gjumit këtu dhe jepini fund netëve pa gjumë duke filluar nga SOT.

ticiana kushi CBE

certificatesjpg