6 Kuriozitetet më të çuditshme për Bebat e mesjetës.

3501

14-1888-chromolithography_compressed

1- Deri në shekullin e 19-të, foshnjat nuk konsideroheshin se kishin personalitet dhe, prandaj, nuk ishin në nevojë për këshillim mbi ushqimin fizik dhe psikologjik siç ndodh në kohët e sotme.

2- Infermieret flokëkuqe shmangeshin nga prindërit, sepse të paktën deri në shekullin e 19-të, mendohej se foshnjat mernin karakteristikat e atyre që i ushqenin me gji. Prindërit donin të shmangnin temperamentin legjendar te flokëkuqeve ndaj dhe nuk ua jepnin këtyre infermiereve fëmijën e tyre për t’u ushqyer me gji.

3- Fisi Indian Apache ritualisht vrisnin njërin binjak, duke argumentuar se nëna nuk kishte qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer të dy fëmijët e vegjël dhe disa fise eskimeze njërin nga fëmijët binjak e linin jashtë të vdiste nga i ftohti.

4- Në fund të shekullit të 19-të, në Evropë dhe Amerikë pranohej nga ana mjekësore se “foshnjat që këmbëngulnin gjithmonë në zakonin e të thithurit pa pushim bëheshin masturbator.” Jo vetëm që beberonat gënjeshtër konsideroheshin të dëmshëm, por prindërit udhëzoheshin që të lidhnin duart e fëmijëve të tyre nëpër krevat ose t’ua vendosnin duart bebeve brenda disa dorashkash prej alumini.

5- Për shumë Viktorianë, pamja e foshnjave duke u zvarritur u kujtonte atyre origjinën e tyre të ngjashme me majmunët, dhe ata i detyronin fëmijët e tyre të mësonin të ecnin në fillim me ndihmën e kafazeve dhe litarëve.

6- Në Evropën mesjetare, shushunjat janë përdorur shpeshherë për të trajtuar sëmundjet e foshnjave. Për shembull, shushunjat vendoseshin në laringun e fëmijës për të shëruar inflamacionin e laringut.