5 Superushqime që duhet të konsumoni patjetër në shtatzëni.

2022
Pregnant woman cooking

Ju jeni duke rritur brenda vetes një fëmijë dhe jeni të uritura! Konsumoni këto lëndë ushqyese për të rritur zhvillimin e të vegjëlve tuaj dhe do të ndiheni më mirë gjatë shtatzënisë.

Gjithëkush dëshiron të ushqehet shëndetshëm, por në anketën tonë të kohëve të fundit të 2300 mamave, kemi zbuluar se 63 për qind e tyre nuk i plotësojnë 5 deri në 9 sasinë e caktuar të rekomanduar në ditë, dhe 36 për qind bien pre e ushqimeve të pashëndetshme pjesën në të madhe të ditëve. Nuk është e lehtë të konsumosh perime, kur në vend të saj do të dëshironit pica. Nga të gjitha superushqimet, kemi gjetur ato që kanë më tepër ndikim. Kjo do të thotë se ato bëjnë të paktën një nga këto: të ndihmojnë në uljen e rrezikut të defekteve të lindjes, nxisin zhvillimin e shëndetshëm të fetusit, ose ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve në shtatzëni. Ju bëftë mirë, Mama! Më poshtë po ju rendisim listën.

  1. Bajamet.

Vetëm një e katërta filxhan bajame (ose 2 lugë gjalpë bajamesh) i jep organizmit më shumë se një e treta e dozës së përditshme të vitaminës E, e cila luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijës suaj. Duke qenë se bajamet janë të pasura në proteina , një pjesë e vogël mund të largojë urinë në vend që të lakmosh ushqimet e kripura, vaktet e ndërmjetme pa kalori, si psh. crackers (biskota të kripura etj)

  1. Banane.

Ky frut përmbush rreth 10 për qind të nevojave ditore për kalium, një mineral që mund t’ju ndihmojë të shmangni hipertensionin lidhur me shtatzëninë. Ky është një qëllim i shëndetshëm tani për tani dhe më vonë: Një studim nga Universiteti George Washington, në Uashington, DC, ka gjetur se duke e mbajtur presionin e gjakut nën kontroll gjatë shtatzënisë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit pesë deri në dhjetë më pas.

  1. E verdha e vezës.

E verdha e vezës eshtë shumë e shëndetshme, kështu që mos e ndani nga e bardha e vezës. Ato përmbajnë vitamina të rëndësishme yndyrë-tretëse, të tilla si vitaminë D, e cila mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit gestational, preeclampsia, dhe lindjen nën-peshë. E bardha e vezës mund të ketë më shumë proteina, por e verdha e vezës përmban pothuajse gjithë cholinen-një mineral që luan rol në shëndetin e trurit të fëmijës suaj dhe ndërvepron me acidin folik për të zvogëluar rrezikun e defekteve nervore. “Konsumimi i një vezë në ditë është një mënyrë e mirë për të  përmbushur nevojat tuaja për këto vlera ushqyesve të rëndësishme.

  1. Drithëra të fortifikuara.

Drithërat e fortifikuara, janë më të mirat, plotësojnë 50 për qind të kërkesës të përditshme të organizmit për hekur dhe përmbajnë të paktën 6 gram fibra dhe më pak se 10 gram sheqer.

Një tas me drithërat tuaja të preferuara mund të përmbajnë më shumë hekur se një pjatë spinaq. Një e katërta e grave kanë vështirësi për marrjen e dozave të rekomanduara të hekurit, 27 miligram hekur në ditë. Minerali i hekurit mund të zvogëlojë rrezikun e autizmit tek fëmija juaj, siguron lindjen e fëmijës në një peshë të shëndetshme dhe ndihmon për t’ju dhënë energji.

  1. Lakër jeshile.

Përveçse është e pasur me vitamina A dhe C, kjo gjethe jeshile krenohet me dy ushqyes jetikë për shtatzëninë: acidi folik, që ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes, si dhe kalcium, për krijimin dhe forcimin e kockave të foshnjës. Lakra jeshile përmban edhe kalium, i cili mund të ndihmojë në zvogëlimin e mbajtjes së ujit. Qëllimi është që të konsumoni një filxhan lakër jeshile apo perime të tjera me gjethe jeshile të errët tre herë në javë. Skuqeni pak me vaj ulliri, hudhër, dhe hani rrush të thatë si një pjatë të dytë, ose shtoni një pjesë të vogël në supë ose salcën e domateve.