5 Arsye pse duhet të ndihmoni nënat e reja të flenë më shumë gjumë.

Mom-and-Baby-Cosleeping_compressed

Me një bebe të re në jetën tuaj, privimi nga gjumi mer një nivel krejt të ri. Në disa raste, kjo gjë ndihet më shumë si torturë gjumi se sa një mungesë e thjeshtë e tij. Të dy, si nënat dhe baballarët mund të qëndrojnë zgjuar për më shumë orë nga sa ata janë mësuar të kenë.

Të qenit i privuar nag gjumi mund të vërë këdo në rrezik për një sërë problemesh fizike dhe emocionale, ku disa prej tyre mund të jenë të rënda. Duke qenë se privimi i gjumit shkon dorë për dore me të qenit prindër i hershëm, kush po i ndihmon nënat e reja për të marrë pjesën tjetër të merituar që ato kanë nevojë? Sa nëna në mbarë botën po marrin shumë më pak gjumënë çdo ditë të vetme?

Ekspertët e gjumit rekomandojnë rreth 7-9 orë gjumë çdo natë për të pasur një performancë optimale, shëndet dhe sigurie. Pa një gjumë të mjaftueshëm, “borxhi i gjumit ‘fillon të grumbullohet, dhe mund të bëhet aq i madh sa që mund të bëhet i vështirë për t’u paguar. Hulumtimet dhe studimet kanë treguar se duke bërë ndonjë dremtije të vogël, apo duke fjetur vetëm një natë të plotë në fundjavë me gjumë të mirë nuk do të shlyejë borxhin që ju keni.

Këtu janë 5 arsyet pse ne të gjithë duhet të bëjmë pak më shumë për të ndihmuar nënat e foshnjave të porsalindur dhe të bebeva pak më të mëdhenj që të bëjnë më shumë gjumë.

Arsyeja  1- Ajo do të jetë më vigjilente.

Kjo është ndoshta arsyeja më e qartë, por shifrat janë duke bërë një thirrje për zgjim. Sipas WebMD, “Reduktimi i gjumit të natës sikur edhe me 1 orë e gjysmë për vetëm një natë mund të rezultojë në një ulje të vigjilencës së nënës gjatë ditës me gati 32%”. Ky është një numër mjaft i konsiderueshëm, dhe të mendoni se bëhet fjalë vetëm për një natë gjumi të humbur. A mund t’i imagjinoni ditët, javët apo muajt me rradhë duke vepruar me rreth 60% ose më pak vigjilencë?

Arsyeja 2-  Ajo do të jetë më pak e prirur për aksidente dhe lëndime.

Kur ju jeni të privuar nga gjumi, ju jeni më të prirur për aksidente dhe lëndime – në rrugë, në punë dhe në shtëpi. Ne shpesh shohim fushata për zbatimin e ligjit duke këmbëngulur se shoferët e përgjumur duhet të ndalen dhe të bëjnë ndalesa gjumi, në mënyrë që të mbajmë rrugët të sigurta. Ekspertët na thonë se ngarja ndërsa ju jeni të përgjumur është e ngjashme me ngarjen kur ju jeni të dehur – dhe ky është një mendim shumë i frikshëm. Megjithatë, shumë nëna edhe pse nuk janë duke marrë mjaftueshëm gjumë duhet të ngasin makinën si pjesë e aktiviteteve të tyre të përditshme që u kërkohen.

Nëse një nënë ka fëmijë të tjerë, asaj do t’i duhet t’i dërgojë ata në shkollë, çerdhe apo në vende të tjera. Nëse ju nuk mund ta ndihmoni atë që të marrë më shumë gjumë, a mund ta ndihmoni me mbajtjen e fëmijëve të tjerë për pak kohë?

Arsyeja 3-  Mjaftueshmëria me gjumë mund të ndihmojë në parandalimin e furnizimit të pakët me qumësht.

Mungesa e pushimit – dhe ndjenja e stresit- mund të ndikojë në prodhimin e qumështit tek nëna. Kur një grua sapo ka lindur një fëmijë, një nga gjërat e fundit që ajo do të dojë të shqetësohet është që ka mjaftueshëm qumësht për të ushqyer fëmijën e saj. Më keq akoma, kjo mund të ketë pasoja potencialisht gjatë gjithë jetës.

Nëse prodhimi i qumështit të gjirit tek një nënë bie dhe fëmija i saj është i uritur dhe i mërzitur, ajo mund të ndjehet e thyer, ose e dështuar si një nënë që nuk po bën mjaftueshëm qumësht për fëmijën e saj. Ajo madje mund të fillojë të përdori formulën, duke menduar se trupi i saj nuk është i aftë për të bërë mjaftueshëm qumësht.

Ndonjëherë, problemet e të ushqyerit krijohen nga një histori e familjes, që kalohet mbi brezin e ardhshëm, i cili nga ana e tij mund të shqetësohet se ata mund të hasin në të njëjtin problem. Duke ndihmuar nënën të marrë më shumë gjumë, ju jeni duke ndihmuar furnizimin e saj me qumësht. Kjo do ta ndihmojë nënën që ta ushqejë më gjatë me gji fëmijën e saj, dhe të dy të përfitojnë të mirat e qumështit të gjirit.

Arsyeja 4- Ajo do të jetë më pak nervoze dhe e zemëruar.

Të ndjerit vazhdimisht e lodhur dhe e rraskapitur mund të bëjë nënat të ndihen të frustruara, nervoze dhe të mërzitura. Të qënurit në një mungesë gjumi konstante është si një rrjetë që i pushton nënat. Nuk është kënaqësi të jesh e mërzitur apo e acaruar, ndaj ne nuk e bëjmë me dashje këtë gjë. Çdokush që ka qenë i privuar nga gjumi do ta dijë se kjo situatë të lë me një ndjesi mërzie apo plogështie. Për fat të keq në këtë rast, nuk bëhet fjalë vetëm për një natë të vetme me gjumë të keq, por bëhet fjalë për shumë netë në vazhdimësi. E gjithë kjo mund të pakësohet nëse nëna ka më shumë mundësi për të fjetur, kur ndihmohet nga një person tjetër.

Arsyeja 5- Ajo do të ketë një marrëdhënie më të mirë me ju.

Për shkak të shumë prej arsyeve të përfshira në këtë listë, është e kuptueshme se nëse nëna do të mundet të ketë më shumë gjumë, ajo do të ketë marrëdhënie më të mira me ata që e rrethojnë, duke përfshirë edhe partnerin e saj, fëmijët më të mëdhenj, miqtë dhe të afërmit. Kur gratë ndjehen të lidhura dhe kur kanë marrëdhënie të kënaqshme, ato ndihen më të plotësuara. Kur marrëdhëniet prishen, gratë kanë tendencën për t’u thyer në zemër.

Studimi nga Universiteti i Kalifornisë (Berkeley) ka mbështetur lidhjen midis privimit të gjumit dhe problemeve me marrëdhëniet. Sipas drejtuesit të studimeve, Amie Gordon, ata që vuajnë nga mungesa e gjumit e kanë të vështirë të jenë të ndjeshëm dhe mirënjohës ndaj partnerëve të tyre.