4 këshilla se si të zgjasni dremitjet e shkurtra të fëmijës tuaj.

4205
151335384

 

Një nga problemet më të mëdha që prindërit kanë – përveç se të mësojnë fëmijët e tyre të bien në gjumë në mënyrë të pavarur dhe të qëndrojnë në gjumë – është dhe dremitja e shkurtër gjatë ditës.

Një dremitje të shkurtër unë e quaj nëse ajo është më pak se 1 orë, por në eksperiencën time profesionale kam ndeshur beba që flenë për vetëm 20-30 min në çdo dremitje dhe pastaj ata zgjohen të grindur apo të acaruar sepse u flihet ende.

Kur një fëmijë nuk arrin të marrë sasinë e duhur të gjumit ditor, kjo ndikon edhe në gjumin e natës dhe më pas kjo gjendje gjumi krijon një rrëmujë aq gjigande sa prindërit duke u përpjekur që fëmija i tyre të bëjë sa më shumë gjumë e gjejnë veten shpesh duke e tundur fëmijën apo duke e mbajtur atë në gji derisa të flejë edhe pak.How-to-Get-a-Baby-to-Sleep

Fëmijët duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë vetë, por ata këtë aftësi nuk e kanë të përvetësuar ashtu si ju sepse nuk ua ka mësuar kush këtë. Gjumi i një bebeje dhe të fjeturit mirë është një proçes që duhet t’i mësohet bebes me mënyrën më të mirë.

Mjedisi i gjumit ka gjithashtu një rol shumë të madh për gjumin e fëmijës tuaj.

Më poshtë po ju tregoj 4 këshilla se si të krijoni këtë mjedis ideal gjumi në mënyrë që të zgjasni dremitjet e bebes tuaj gjatë ditës:

  1. Sigurohuni që fëmija juaj të jetë i zgjuar, kur ai të shkojë në krevatin e tij për të fjetur. Nëse fëmija juaj është duke bër një gjumë të shkurtër, lidhjet e gjumit janë me siguri një nga fajtorët kryesorë për këtë. Bebi ka nevojë të mësojë se si duhet të bëjë kalimin nga të qënit i zgjuar në gjumë, pa ndihmën tuaj ose të paktën me shumë pak ndihmë.
  2. Sigurohuni që të mësoni se sa orë mund të qëndrojë zgjuar fëmija juaj në mënyrë që të jetë i lodhur mjaftueshëm sa për ta zënë gjumi, por të mos jetë i mbilodhur dhe të ketë vështirësi për të rënë në gjumë. Nëse fëmija juaj ka vështirësi për të qëndruar zgjuar gjatë rutinës së dremitjes, kjo do të thotë se ai ose ka një lidhje shumë të fortë të ushqimit me gjumin, ose ai është i mbilodhur. Mbilodhja është një faktor i fuqishëm – kjo e bën të vështirë për fëmijën të bjerë në gjumë dhe të qëndrojë në gjumë, çka është dhe arsyeja pse fëmijët e mbilodhur kanë një gjumë të shkurtër, zgjohen shpesh natën ose zgjohen herët në mëngjes.
  3. Shikoni orën për t’u siguruar që fëmija juaj nuk do të jetë i uritur në mes të dremitjes. Idealja është që bebat të jenë në një rutinë të tillë si: Ushqim – Lojë – Gjumë, kështu që bebi do të hajë kur të zgjohet nga dremitja e tij në vend që të ushqehet përpara se të flejë gjumë. Nëse dremitjet e bebes janë sporadike dhe jo konsistente, atëherë ju nuk mund të keni një rutinë të zbatueshme. Por nëse bebja juaj ushqehet çdo 3 orë dhe për 2,5 orë ai duhet të jetë në gjumë, juve duhet ta ushqeni atë përpara se të vijë ora e dremitjes, në mënyrë që bebi të mos zgjohet pas 30 minutash gjumë dhe të jetë i uritur. Sigurisht për një bebe që nuk ka mësuar të flejë i pavarur, për ju do të jetë e vështirë që ta mbani zgjuar gjatë një ushqyerje, por të vendosurit në krevat të bebes zgjuar dhe me stomakun plot me siguri do t’i sigurojë atij më shumë gjumë.
  4. Qëndroni konsistente në mjedisin e gjumit. Nëse fëmija juaj është mësuar që njërën dremitje ta kryejë në karocë, një tjetër në krahët tuaj apo një tjetër në krevatin e tij mos prisni që fëmija juaj të flejë mirë dhe gjatë. Kjo për arsyen sepse fëmija juaj nuk ka një parashikim apo arsye se kur të presë gjumin. Mos harroni se fëmijët mësojnë më mirë përmes përsëritjeve, kështu që duke i vënë ata në gjumë në të njëjtin vend (sa më shumë të jetë e mundur), i ndihmon bebet të mësojnë se kur ata shkojnë tek krevati i tyre duhet të flenë gjumë … ndryshe nga një karrocë kur ndonjëherë ata ” qëndrojnë duke soditur rreth e rrotull, dhe nganjëherë ata i zë gjumi aty”.

Së bashku me vendndodhjen, të paturit të një rutine të qëndrueshme për gjumin do të jetë një tjetër shkas për t’i kujtuar bebes se është koha për të fjetur.

Nëse ju i zbatoni me përpikmëri të gjitha këshillat e mësipërme në bazë të karakterit të fëmijës tuaj ju mund të bëni të mundur që në 2-6 javë fëmija juaj të zgjasë dremitjet e ditës dhe të flejë për më gjatë.

Nëse ju i keni provuar këto këshilla por prapë bebja juaj nuk fle siç duhet unë jam këtu për t’iu ndihmuar. Një PLAN I PERSONALIZUAR GJUMI në bazë të temperamentit të bebes tuaj dhe situatës tuaj familjare do të ishte zgjidhja perfekte për çdo familje, e cila po has vështirësi me gjumin e fëmijës së tyre. Përfitoni planin tuaj të personalizuar TANI dhe jepini fund netëve pa gjumë. Për më tepër informacione klikoni këtu.

ticiana-kushi-cbecertifikimet