Qetësimi i një foshnje që qan në një dyqan apo gjatë udhëtimeve me makinë i bën shumë prindër të provojnë gjithçka që munden vetëm e vetëm të qetësojnë foshnjen e tyre.

Por arsyeja pse shumica e prindërve përdorin biberona është për shkak se këta funksionojnë mjaft mirë për foshnjat. Të sapolindurit kanë instinktin e lindur për të thithur. Bebat kanë mjete të kufizuara për të shprehur atë që ata duan dhe nuk mund t’iu tregojnë juve me fjalë nëse janë të uritur, të etur, ose në dhimbje. Thithja i qetëson ata dhe u sjell ngushëllim, që është dhe arsyeja pse një fëmijë do të thithë çdo gjë që ju do të vendosni në gojën e tij, edhe nëse kjo është një beberon, gjiri, gisht apo lodër.

Në një moshë të caktuar, fëmijët janë shumë më të aftë për të mësuar se si të vetë-qetësohen, dhe varësia ndaj biberonit fallco/çuçu mund të shkaktojë probleme afatgjata. Shumë ekspertë janë dakord se përdorimi i biberonit deri rreth moshës 1 vjeç është në rregull. Pas kësaj moshe ka disa çështje shqetësuese.

Më poshtë janë disa arsye pse ju duhet të konsideroni heqjen e biberonit fallco/çuçus përpara fëmijërisë (ose më parë!):

1- Gjumi.

Biberonat në këtë moshë janë lidhje gjumi nëse fëmija juaj nuk mund të bjerë në gjumë pa të. Ata do të ndërhyjnë me konsolidimin e gjumit të natës që do të thotë në qoftë se fëmija juaj nuk mund të jetojë pa të, ai me shumë gjasa do të zgjohet gjatë natës dhe pastaj nuk do të jetë në gjendje të flejë përsëri deri sa të gjejë çuçun. Edhe në qoftë se fëmija nuk ju zgjon juve për ta ndihmuar ta gjejë atë, ai do të duhet të zgjohet nga ciklet e tij të gjumit, duke penguar kështu kryerjen e 10-12 orëve gjumë të pandërprerë për të cilin bebin ka nevojë çdo natë.

2- Problemet Dentare.

Dentistët Pediatrik rekomandojnë eliminimin e përdorimit të biberonit plotësisht rreth moshës 4 vjeç, dhe kufizimin e tij nga mosha 2 vjeç. Pasi fëmija juaj humbet dhëmbët e bebes, dhëmbët e rritur mund të ndikohen në mënyrë të përhershme nga thithja e një beberoni gënjeshtar. Dhëmbët e parë dhe dhëmbët e qenit mund të deformohen, gjë që mund të çojë në probleme me përtypjen, të folurit dhe pamjen. Shumë dentistë bien dakord se sa më parë të ndalohet zakoni i thithjes, aq më mirë, kështu që fëmijët të mund të shmangin pajisjet ortodontike gjatë jetës së tyre.

3- Infeksionet e veshit.

Studimet kanë gjetur një lidhje midis përdorimit të biberonit dhe infeksioneve të përsëritura të veshit. Në një studim, fëmijët që nuk e përdornin biberonin ishin 29% më pak të predispozuar për të zhvilluar infeksione veshi.

4- Të folurit.

Rreth moshës 1 vjeç, fëmijët hyjnë në fazën e tyre të zhvillimit të të folurit. Kjo do të thotë se ata do të fillojnë të provojnë tingujt dhe fjalët dhe shpesh herë do të flasin me veten dhe të tjerët, ndërsa mësojnë këtë aftësi të re. Në qoftë se ata vazhdimisht kanë një biberon në gojën e tyre, ata mund të kenë më pak gjasa për të ushtruar të folurin. Ekspertët e të folurit dhe gjuhës bien dakord se koha e fundit kur një prind duhet t’i heqë biberonin bebes është 18 muajsh, çka është më mirë për të folurit dhe zhvillimin e gjuhës.

Gjithashtu, përdorimi i vazhdueshëm i beberonit mund të vështirësojë muskujt e gjuhës dhe buzëve të fëmijës që të zhvillohen normalisht, sipas Patricia Hamaguchi, një patologe për të folurin dhe gjuhën, gjithashtu autore e “Childhood, Speech, Language, and Listening Problems”.