12 Kuriozitete mbi bebat e mesjetës.

2219

cranach

1- Historianët e shekullit të 18-të vlerësojnë që një i mitur kishte katër herë më shumë gjasa të ishte një viktimë e vrasjes se kushdo tjetër.

2- Nga rregjistrimet është gjetur se një nga spitalet e para të fëmijëve u themelua nga Datheus, Kryepeshkopi i Milanos në vitin 787. Qëllimi i tij ishte për të ndihmuar prindërit që të shmangnin dënimin e përjetshëm në vrasjen e fëmijëve të tyre duke i sjellë ata në spital.

3- Në Evropë, qumështi nuk pasterizohej deri në vitet 1890 dhe u shmang, veçanërisht për foshnjat, sepse njerëzit besonin se fëmija i tyre do të rritej duke i ngjarë asaj kafshe.

4- Grekët mendonin se qumështi i nënës prodhohej në mitër dhe transportohej në gji nga enë të veçanta në trup. Ka ekzistuar që nga mesjeta një vetëdije e paqartë se qumështi i gjirit siguronte një mbrojtje kundër sëmundjeve, por kulloshtrën, lëngun e sekretuar pas lindjes, ata e konsideronin të rrezikshëm, dhe gratë i këshillonin të mos i ushqenin fëmijët e porsalindur për disa ditë. Një fëmijë më i vjetër do të tërhiqte këtë qumësht gjiri derisa të vinte qumështi i maturuar.

5- Në Evropën mesjetare, foshnjat e padisiplinuara mendohej se ishin si rezultat i qumështit të gjirit i cili ishte i dobët.

6- Deri në shekullin e 7-të, mjekët besonin se shumë sëmundje tek të miturit shkaktoheshin nga prania e tepërt e acidit në stomak. Bebeve u jepeshin shkumës në ushqim, lëvozhga vezës të grimcuara, korale, dhe disa përbërës të tjerë për të luftuar aciditetin.

7- Në 1235, Henry III dekretoi se infermieret e krishtera nuk mund të ushqenin me gji bebet hebreje.

8- Në varësi të ekonomisë familjare, në shekullin e 18-të, foshnjat janë ushqyer nga një lloj llapaje e bërë nga miell dhe ujë. I njohur si “pap”, “panda,” kjo ishte një terren ushqyes për bakteret dhe ngjante më tepër me pastën e murit.

9- Lugët shpesh janë përdorur për të ushqyer foshnjat dhe ishin të njohura me emrin “anije pap.” Versionet e shtrenjta dhe të përpunuara ishin në dispozicion për ata që mund t’i përballonin ato. Shprehja “i lindur me një lugë argjendi në gojë ” ndoshta ka evoluar në shek.16.

10- Në Romën e lashtë, një degë ulliri varej në derën e përparme të një shtëpie në qoftë se një djalë kishte lindur, dhe një rrip pëlhure leshi do të varej në derë në qoftë se fëmija ishte një vajzë. Në shekullin e 18-të shtëpitë në Londër varnin fjongo rozë në dyer nëse kishte lindur një foshnje vajzë dhe një fjongo blu nëse bebi ishte djalë.

11- Bebet në Evropën mesjetare shpesh lidheshin fort në rripa pëlhure, sepse mendohej se mbështjellja do të ndihmonte krahët dhe këmbët e tyre të rriteshin drejt. Kjo metodë ka shërbyer gjithashtu për të bllokuar fëmijën të mos lëvizte.

12- Vdekshmëria foshnjore në Europën mesjetare ishte aq e lartë sa 30-50% e foshnjave vdisnin.