10 Surprizat e të qënit prind.

1473

10 Surprizat e të qënit prind.

Smiling man and woman with baby on carpet

  1. Surpriza Nr.1 – Marrëdhënia juaj me partnerin do të ndryshojë.

Sado që ju të përgatiteni më parë për të, prindërimi do ta ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Konflikti do të rritet në mënyrë dramatike, emocionet dhe intimiteti fizik do të përkeqësohen. Të dy partnerët shpesh do të ndihen të pavlerësuar, të lënë pas dore, të vetmuar, të keqkuptuar, të lodhur, dhe të izoluar.

Lajmi i mirë është se dashuria që keni ndjerë për njëri-tjetrin do të kthehet, edhe pse ndiheni të pashpresë tani. Çelësi i suksesit është të komunikoni me njëri-tjetrin dhe të merrni kohë për t’u rilidhur. Gjithashtu duhet të tregoheni të sinqertë dhe t’i shprehni partnerit atë që ndjeni në të vërtetë.

  1. Surpriza Nr.2 – Nuk do të kuptoni se si ka fluturuar koha.

Shumë prej nesh kanë imagjinuar se ne do të ishim vërdallë me fëmijën tonë, duke vizituar miqtë dhe duke bërë shëtitje të gjata nëpër park. Ne do të vinim foto nëpër albume dhe më në fund do të organizonim dollapet tona. Por në ditët e para, ne do të merremi vetëm me kujdesin nonstop të bebes që ka ardhur në jetë duke i marrë dorën çdo gjëje që atij mund t’i nevojitet. Si të filloni t’ia merrni dorën rutinës tuaj dhe kujdesit për foshnjen kaosi do të qetësohet dhe prindërit më pas do të fokusohen në vendosjen e veseve të mira për bebin dhe një regjmi strikt për të; në mënyrë që ai të rritet sa më shëndetshëm.

  1. Surpriza Nr.3 – Ju mund të dukeni ndryshe.

Ndryshimet fizike të prindërve na prekin te gjithëve pa mendje. Dhe nuk po flasim këtu vetëm për ndryshimet e nënës. E vërtetë, nënat përjetojnë barrën e ndryshimeve si vithe më të gjera, bark i rënë, gjoksi i madh në fillim e pastaj i shfryrë, këmbët edhe më të mëdha etj. Por edhe baballarët kalojnë nëpër shumë ndryshime fizike – zakonisht për shkak të simpatisë së shtimit në peshë gjatë shtatzënisë së partneres së tyre dhe mungesës së kohës për stërvitje pasi ka lindur fëmija.

  1. Surpriza Nr.4 – Do t’i bashkoheni një klubi ekskluziv në mbarë botën.

Papritmas një i huaj do t’iu buzëqeshë dhe nënat do të fillojnë biseda me ju në vende të ndryshme që mund të gjendeni. Papritur shefi mund t’iu pyesë se si shkojnë kërkimet për çerdhen apo kopështin e bebit tuaj dhe komshinjtë do të jenë më të dashur me ju. Me bebin në krahë apo në karrocë ju keni fituar një anëtarësim të përjetshëm në klubin e quajtur “prindërit”. Shumë prindër e shijojnë këtë ndjenjë sigurie dhe të të përkiturit diku.

  1. Surpriza Nr.5 – Do të jeni më të fortë nga çfarë e kishit imagjinuar veten.

Disa prindër thonë se janë shtangur nga ajo për të cilën janë të aftë të bëjnë pas lindjes së fëmijës; disa të tjerë habiten se si i kanë mbijetuar dhimbjeve të lindjes; disa çuditen si po qëndrojnë në këmbë me kaq pak orë gjumë që bëjnë apo se si po ja dalin kaq mirë të rrisin fëmijët të vetëm. Dhe këtë ju bën prindërimi. Ju bën njërëz më të fortë por njëkohësisht edhe njerëz më të dashur e të dhimbshur.

  1. Surpriza Nr.6 – “Gabimet” që ju kurrë nuk e kishit parashikuar se do të bënit.

Ne të gjithë e nisim prindërimin me disa pritshmëri që kemi dhe mendojmë të ndjekim disa rrugë të caktuara. Por kur takohemi me bebat tanë dhe zbulojmë se ata janë qënie të vogla me idetë dhe preferencat e tyre atëherë gjithçka ndryshon. “Gabimet” ndodhin atëherë kur rruga që ju ndiqni për të edukuar bebin tuaj është tjetër nga ajo që donit juve. Të rrisësh fëmijën nuk është si të trajnosh një qen, për të cilin të duhet thjeshtë të zbatosh disa rregulla dhe çdo gjë mbaron. Ndonjëherë do t’iu duhet të ndiqni rrugën e cila ju çon në më pak rezistencë.

  1. Surpriza Nr.7 – Shoqëria juaj do të ndryshojë.

Shoqet, shokët? Kush janë këta? Të gjithë miqtë tuaj do të jenë akoma në fazën e parteve. Mund t’iu telefonojnë ndonjëherë e do t’iu ftojnë diku; ju do të qeshni dhe do t’u thoni: “Harrove që jam me beb tani?” Femrat e bëra nëna tashmë habiten se sa shumë ndryshojnë nga ato që akoma nuk e kanë një fëmijë. Do të jetë e vështirë mbajtja e marrëdhënieve me shoqet kur ato nuk janë duke kaluar të njëjtën fazë me ju, për të cilën mund të flisni me orë të tëra bashkë e të diskutoni pafund siç bënit dikur kur kishit një interes të përbashkët. Por një shoqëri e mirë i mbijeton këtyre ndryshimeve në jetë, thjesht mund të duhet pak punë dhe kohë. Plus ana tjetër e mirë është që do të krijoni shoqëri të reja me nëna si ju të cilat mund të kenë fëmijët në të njëjtën moshë dhe do tregoni për eksperiencat tuaja.

  1. Surpriza Nr. 8 – Do të ketë momente që do ta urreni prindërimin.

Prindërimi nuk është përherë moment lumturie e lidhje me bebin tuaj. Ju patjetër që e doni më shumë se jeta juaj bebin, por kur ai është i grindur dhe qan gjatë gjithë kohës është e vështirë për një nënë ta dëgjojë fëmijën e saj të qajë. Nënat e reja pohojnë se me ardhjen e bebit ato izolohen më shumë brenda, duke u ndjerë më shumë të lëna jashtë bote dhe kjo ndonjëherë i mërzit. Disa të tjera duan thjeshtë një pauzë nga ndërrimi i pelenave gjatë gjithë ditës, apo nga përpjekjet sfilitëse për ta vënë bebin në gjumë gjatë dremitjeve të ditës. Është normale të përjetoni momente të tilla edhe nëse jeni një nënë e prirur dhe mezi e keni pritur këtë moment. Çelësi i lumturisë është t’i pranoni këto momnte të vështira dhe të ecni përpara duke kujtuar përherë momentet më të bukura që ju keni përjetuar.

  1. Surpriza Nr.9 – Do të përfshiheni nga dashuria. ( dhe emocionet e tjera).

Nuk dihet nëse është për shkak të hormoneve, të mirënjohjes, frikës, pagjumësisë apo të gjithave bashkë, por prindërimi i jep një dimension krejt tjetër ndjenjave të thella. Në një sondazh të kryer rreth 74 % e nënave pohonin se pas lindjes së fëmijës qanin më shumë tani, qoftë prej gëzimit qoftë prej shqetësimit.

  1. Surpriza Nr.10 – Duhet të lejoni gjërat të shkojnë më shpejt nga sa e kishit menduar.

Me çdo aftësi që arrin bebi juaj, ai ose ajo sa vjen dhe bëhet më i pavarur kundrejt jush. Kjo mund t’iu vijë si e papritur kur fëmija të fillojë të ecë këmba dorazi, pastaj të ecë vetë, të ushqejë veten apo të kryejë nevojat e tij i pavarur nga ju. Në disa raste mund të ndiheni si e braktisur dhe të ndjeni mërzi. Të lejuarit të fëmijës të rritet e të kujdeset vetë për veten nuk është e lehtë, por është shumë esenciale dhe e rëndësishme për fëmijën tuaj. Ta mësoni fëmijën dhe ta lejoni atë të jetë i pavarur është një mësim shumë i mirë në jetën e tij.