10 mënyra natyrale për lehtësimin e dhimbjeve përgjatë lindjes së bebit.

7361

10 mënyra natyrale për lehtësimin e dhimbjeve përgjatë lindjes së bebit.

10-Natural-Efffective-Ways-to-Relieve-Labor-Pain

Rriteni nivelin tuaj të rehatisë me këto këshilla për të përballuar më lehtë dhimbjet dhe lindjen e bebit. Së pari, vendosni se kush do të jetë me ju. Pastaj mësoni në lidhje me atë që ju mund të bëni me trupin tuaj dhe mendjen gjatë kontraktimeve. Ju do të habiteni nga aftësitë tuaja për të zbuluar dhe qëndruar në zonën e komfortit.

  1. Gjeni një ambient lehtësues.

Vendi ku ju do të lindni bebin tuaj duhet të krijojë siguri për ju. Ai duhet të ketë hapësirë ​​për të ecur dhe për t’u larë, si dhe një shumëllojshmëri mobiljesh dhe pajisjesh për të përmirësuar lëvizjen dhe për të lehtësuar dhimbjet tuaja: një CD player, karrige lëkundëse, top lindje, një stol i vogël dhe një shtrat i butë. Spitali duhet të ketë politika që ju nxisin të provoni një shumëllojshmëri pozicionesh lehtësuese. Aksesi në kujdesin e duhur mjekësor është thelbësor në qoftë se lindin probleme.

  1. Zgjidhni me kujdes ekipin tuaj të lindjes.

Mamitë me njohuritë e duhura, mjekët, infermierët, partnerët, dhe të dashurit tuaj krijojnë një ekip mbështetës gjatë lindjes. Kur ju trajtoheni me respekt dhe durim, stresi dhe frika do të ulet, dhe ju mund t’i gjeni më lehtë mekanizmat tuaj për të përballuar me qetësi situatën.

  1. Mësoni rreth proçesit të lindjes.

Gjeni gjithçka që mund t’iu tregojë informacionin e duhur mbi lindjen; që nga librat, revistat, faqet e internetit, video-t, kurset e lindjes, apo diskutimet me ofruesin e kujdesit tuaj shëndetësor, me familjen dhe miqtë. Njihuni nga afër me proçedurat dhe proçeset në maternitetin ku ju do të lindni, dhe pyesni për fleksibilitetin. Më shumë njohuri do të thotë më pak surpriza.

  1. Shprehini frikat tuaja.

A jeni e shqetësuar në lidhje me dhimbjet dhe lindjen, gjilpërat, ilaçet apo humbjen e kontrollit? Flisni me një mikeshë të ditur dhe të besuar, me një edukatore lindje apo me një profesionist. Duke shprehur shqetësimin tuaj ju mund të sillni lehtësim, si dhe zgjidhje praktike për shqetësimet tuaja. Deklarimi i preferencave tuaja në planin e lindjes mund të ndihmojë gjithashtu në qetësimin e frikës.

  1. Praktikoni frymëmarrje ritmike .

Merrni frymë plotësisht në një ritëm të ngadaltë përgjatë kontraktimeve. Lironi tensionin me çdo frymë-nxjerrje dhe provoni të rënkoni. Gjithashtu provoni të bëni frymëmarrje të shpejta, rreth 1 në çdo 2 – 3 sekonda (20 deri 30 për minutë). Nëse ju e humbni ritmin tuaj, partneri apo infermierja juaj mund t’iu ndihmojë ta rifitoni atë nëpërmjet kontaktit me sy, ritmit të dorës apo lëvizjeve të kokës, ose duke biseduar me ju gjatë kontraktimeve.

  1. Përdorni imazhet dhe vizualizimin.

Duke u ndalur në diçka që ju bën të lumtur (si fytyra e partnerit tuaj, një figurë frymëzuese apo objekt i preferuar) angazhohen shqisat tuaja dhe zvogëlohet vetëdija juaj ndaj dhimbjes. Dëgjoni muzikë, një zë qetësues ose një regjistrim me valët e oqeanit, dhe imagjinojeni veten në një mjedis të relaksuar.

  1. Bëni një dush të ngrohtë.

Një dush i ngrohtë është qetësues, veçanërisht në qoftë se ju mund të uleni në një stol dhe të drejtoni panelin e dushit mbi barkun tuaj ose në kurriz. Banja në ujë të ngrohtë mund t’iu relaksojë, dhe madje mund të përshpejtojë lindjen.

  1. Qëndroni në lëvizje, ecni.

Ecni sa më shumë që të mundeni. Lëvizni, shtriquni, lëkunduni ose përkuluni. Disa pozicione do të jenë më të rehatshme se të tjerët.

  1. Kërkoni qetësim nga kompresat e ngrohta apo të ftohta.

Vendosni një pako të ngrohtë në fundin e barkut tuaj, në ije, në fund të kurrizit apo në shpatulla gjatë lindjes. Një pako e ftohtë ose dorashkat plastike të mbushura me copa akulli mund të qetësojnë zonat e dhimbshme. Pecetat apo napat e freskëta mund të lehtësojnë një fytyrë të djersitur, kraharorin ose qafën.

  1. Llastohuni me një masazh apo prekje të butë.

Qoftë nëse është dikush që mban dorën tuaj, ju ledhaton fytyrën apo flokët, apo ju rreh dorën tuaj ose shpatullat, prekja përcjell siguri, përkujdesje dhe kuptueshmëri. Kërkojini partnerit tuaj ose infermieres t’iu masazhojë lehtë duke përdorur pak vaj ose locion. Në këtë mënyrë juve do ta keni lindjen e bebit tuaj dhe dhimbjet më në kontroll e do të ndjeheni shumë herë më mirë.