10 gjëra që nënat e reja nuk dinë për gjidhënien.

4147
nënat e reja nuk dinë për gjidhënien

Sekretet e lidhjes së gjirit.

Para se të ishit shtatzënë, ju ndoshta nuk e kishit dëgjuar se këmbët tuaja do të bëhen më leshtore ose thithat do të errësohen ndërkohë që fëmija rritet brenda jush. Por i keni mësuar këto dhe të tjera detaje, përgjatë kohës. Tani mund të pyesni veten se çfarë sekretesh në lidhjen me gjidhënien mund të mësoni.

Ju do të shqetësoheni çfarë njerëzit mendojnë.

Po, ju ndoshta do t’ju interesojë shumë se çfarë mendojnë njerëzit. Jo të gjithë, sigurisht, por është e rëndësishme që të keni mbështetjen e partnerit tuaj. Hulumtimet tregojnë se femrat kanë më pak gjasa të ushqejnë me gji, nëse partnerët e tyre nuk janë mbështetës.

Disa partnerë ndihen të lënë pas dore. Bindini ata se mund të luajnë një rol më të madh në kujdesin e foshnjave të tyre ose, nëse ata janë të shqetësuar për interesimin tuaj ndaj tyre, tregonjini atyre se kjo nuk do të jetë pengesë në jetën juaj seksuale.

Ju gjithashtu mund t’i kujtoni partnerit tuaj përfitimet e ushqyerjes me gji. Ajo zvogëlon astmën dhe alergjitë tek foshnjat, zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit tek mamatë dhe ka edhe një përfitim ekonomik për shkak se dhënia e gjirit është më pak e shtrenjtë se formula.

Nuk do të keni menstruacione.

Shumë mama gëzojnë një përfitim të papritur ndërsa ushqejnë fëmijën me gji: Ato nuk kanë ciklin e përmuajshëm. Hormoni, i cili është i stimuluar nga gjiri, mund të pengojnë ciklin tuaj.

Ju mund të mbeteni shtatzënë përsëri pa pasur ciklin, kështu që pyesni doktorin tuaj për një metodë efektive të kontrollit të lindjes që nuk do të ulë furnizimin e qumështit, të tilla si: prezervativi.

Ushqyerja me gji mund t’ju bëjë më të guximshme.

Mamatë që ushqejnë fëmijët me gji kanë më shumë gjasa për të mbrojtur të drejtat e foshnjave të tyre. Për shembull, mbrojtja e fëmijës tuaj nga një i huaj i vrazhdë mund të jetë stresuese, por mamatë që ushqejnë fëmijët me gji, kanë presion gjaku më të ulët se mamatë që i ushqejnë fëmijët me shishe/beberon.

Gjinjtë mund të bëjnë gjëra të lezetshme.

Në fillim, gjinjtë tuaj do të fryhen, duke u bërë një deri në dy masa më të mëdha se zakonisht. Pastaj, kur fëmija juaj pi nga njëra anë, ky gji do të duket më i vogël dhe tjetri do të duket. Dhe ndërmjet ushqyerjeve, gjinjtë tuaj mund të rrjedhin qumësht, nëse dëgjoni të qarën e fëmijës tuaj.

Ushqyerja me gji shkakton gjumë.

Ndoshta keni dëgjuar se foshnjat bien në gjumë ndërsa ushqehen, por edhe mamatë dremisin ndërkohë. Kur trupi lëshon hormonin oxytocin, ai ka një efekt qetësues që e vë mamanë në gjumë. Kështu trupi mbron vetveten: duke ditur rëndësinë e gjumit, efekti i oxytocin-ës është shembulli se si gjidhënia mbron trupin.

Thuaji jo sapunit.

Mos u pastroni shumë në dush: larja e gjinjve me sapun mund të thajë lëkurën tuaj, e cila mund të çojë në plasaritje të pakëndshme të thithave. Lajini gjinjtë tuaj vetëm me ujë të ngrohtë.

Ju mund të pini alkol (me vigjilencë).

Nëse pini pak është në rregull. Por bëni kujdes me konsumimin e koktejleve, për shkak se niveli i alkoolit në qumësht është i barabartë me nivelin e alkoolit në gjak.

Duhet të shmangni alkoolin në qoftë se keni patur probleme me furnizimin me qumësht, edhe pse mjekësia popullore thotë se birra ndihmon në prodhimin e qumështit të gjirit. Por mjekët thonë se ajo prish hormonet e laktacionit. Gratë që pijnë alkol prodhojnë më pak qumësht.

Nuk keni pse frikësoheni nga dhëmbët.

Disa mama janë të frikësuara nga kafshimet e fëmijës. Por foshnjat nuk mund të kafshojnë kur janë duke pirë gji. Një fëmijë kurioz mund t’ju kafshojë, pasi ka mbaruar së piri, por në qoftë se i kushtoni vëmendje qëllimit të tij, mund t’a shmangni. Nëse fëmija ju kafshon njëherë, largojeni gjirin, kështu nuk do t’a bëjë më këtë veprim.

Ju akoma mund të hani për dy.

Hani më shumë në vaktin tuaj të darkës, pasi keni nevojë për 500 kalori shtese në ditë për të prodhuar qumështin e gjirit. Konsumoni shumë fruta, perime dhe ushqime që përmbajnë kalcium. Qumështi i gjirit ka nevojë për Kalcium, të cilin nëse nuk e merr nëpërmjet ushqimeve, do t’a marrë nga depozitat e kalciumit në trup, duke i pakësuar ato. Nëse nuk e pini qumështin, merrni Kalcium nga ushqime të tjera si: djathi, kosi, lëngu i portokallit etj.

Fëmija ka ushqim të siguruar.

Sasia e qumështit ulet dhe rritet në bazë të kërkesës së foshnjës suaj për ushqim, kështu që gjidhënia e shpeshtë ndihmon furnizimin me qumësht. Ky tipar i mrekullueshëm  siguron që fëmija juaj do të ketë mjaftueshëm për të ngrënë me rritjen e oreksit.